Bota

Publikohen dokumentat, Trump fshehu humbjen prej 70 milion dollarësh të hotelit të tij

8 Tetor 2021, 17:27 Nga DOSJA
Publikohen dokumentat, Trump fshehu humbjen prej 70 milion dollarësh

SHBA– Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, thuhet të ketë fshehur humbjen e më shumë se 70 milion dollarëve në hotelin e tij në Washington DC në kohën që ishte në krye të vendit.

Mediat amerikane shkruajnë se këto pretendime vijnë nga demokratët e Shtëpisë së Bardhë. Komiteti mbikqyrës tha se mashtrimi ishte i detajuar në dokumentet e lëshuara nga Administrata e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA), e cila ndërtesën e ‘Postës së Vjetër’ në Avenue Pensilvania ia dha me qira Organizatës Trump në vitin 2011.

Hoteli i Trump u bë një qendër për republikanët për të kryer bizneset e tyre, por pati probleme gjatë pandemisë dhe humbjes së zgjedhjeve prej tij në nëntor. Ndërkohë, Organizata Trump raportohet të jetë pranë shitjes së kontratës së qirasë.

“Në zbulimet e tij financiare të mandatuara nga federata, Presidenti Trump raportoi se Hoteli Trump i solli atij mbi 150 milion dollarë të ardhura gjatë kohës së tij në detyrë. Sidoqoftë, të dhënat e marra nga komiteti tregojnë se Hotel Trump në të vërtetë pësoi një humbje neto prej mbi 70 milion dollarësh, duke bërë që kompania mbajtëse e ish-presidentit të japë të paktën 24 milion dollarë për të ndihmuar hotelin në vështirësi. Duke paraqitur këto zbulime mashtrimi publik, Presidenti Trump e ekzagjeroi rëndë gjendjen financiare të hotelit të tij. Ai gjithashtu duket se ka fshehur konfliktet e mundshme të interesit që rrjedhin jo vetëm nga pronësia e tij në këtë biznes të dështuar, por edhe nga rolet e tij si huadhënës i hotelit dhe garantues i huave të tij të palëve të treta,” tha komiteti, duke shtuar se në 2018-ën Trump mori trajtim preferencial nga Deutsche Bank, gjë që i lejoi atij të vonojë pagesat për një hua prej 170 milion dollarësh.

Ky lajm vjen në një kohë të trazuar për Trump dhe interesat e tij të biznesit. Këtë javë, për herë të parë, ai nuk u përfshi në listën e Forbes të 400 amerikanëve më të pasur.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota donald trump donald trump

Sondazh

Poll