Bota

Jepet ‘OK’! Italia nis aplikimin me dozën e tretë të vaksinës për moshën mbi 60 vjeç dhe disa kategori

9 Tetor 2021, 06:31 Nga DOSJA
Jepet ‘OK’! Italia nis aplikimin me dozën e tretë të

ITALI– Ministria e Shëndetësisë në Itali ka dhënë miratimin për administrimin e dozës së tretë të vaksinës kundër Covid për disa kategori dhe për të gjithë njerëzit mbi 60-vjeç. Drita jeshile erdhi pas diskutimeve të fundit të Agjencisë Evropiane të Barnave.

Doza e tretë, duhet të administrohet pas të paktën gjashtë muajsh nga përfundimi i ciklit të vaksinimit parësor.

Kushtet shoqëruese për dozën përforcuese të vaksinës, janë: sëmundjet e frymëmarrjes ; sëmundjet kardiovaskulare; Pacientë pas shok kardiogjenik; sëmundjet neurologjike. Persona me diabet dhe endokrinopati të tjera të rënda (diabeti i tipit 1; diabeti i tipit 2 i trajtuar me të paktën 2 ilaçe për diabetin ose me komplikime; sëmundja e Addison-it; Panhypopituitarism); sëmundje të mëlçisë ; sëmundjet cerebrovaskulare; Hemoglobinopatitë; patologji të tjera (Fibroza Cistike; Sindroma Doën; Obeziteti i rëndë); Paaftësia fizike, shqisore, intelektuale dhe mendore.

Ky vendim vjen teksa ka ende 8.4 milionë italianë që nuk kanë marrë as dozën e parë të vaksinës kundër Covid.

Burimi: Tgcom24

(A.B)Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni doza e trete e vaksines itali doza e trete e vaksines itali

Sondazh

Poll