Sport

“Mourinho ne sonte po thithim drogë”! Rrjetet sociale fusin në telashe futbollistin e Romës, klubi verdhekuq mend

8 Tetor 2021, 18:54 Nga DOSJA
“Mourinho ne sonte po thithim drogë”! Rrjetet sociale fusin

ROMË-Nuk është një kohë e lehtë për lojtarin e ri të Romës, Nicola Zalewski, i cili, pasi humbi babanë e tij dy javë më parë, e gjeti veten në telashe ku lojtari shihet me një person duke konsumuar drogë.Videoja padyshim u bë virale në një kohë të shkurtër. Drejtuesit e Romës kanë vendosur të përdorin linjën e butë, duke pasur parasysh situatën e vështirë që po përjeton djali, por Zaleëski nuk do ti largohet gjobës.

Në një story të publikuar në Instagram, miku i lojtarit shihet teksa bërtet: “Mourinho ne sonte po qeshim, Josè, ne po thithim”. Sulmuesi i Romës nuk thotë asnjë fjalë, ai ndoshta nuk dëgjon kur thuhet nga shoku i tij.

Pasi video u bë virale, Zalewski menjëherë i kërkoi falje drejtuesve të Romës, duke shpjeguar se ai nuk kishte përdorur drogë dhe nuk kishte dëgjuar atë që tha shoku i tij në Instagram. Përveç kësaj, ai ka garantuar se do të jetë më i kujdesshëm për atë që postohet në rrjetet sociale.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport nicola zalewski roma nicola zalewski roma

Sondazh

Poll