Sport

Topi i Artë/ France Football zbulon listat e kandidatëve, pesë italianë për çmimin individual

8 Tetor 2021, 18:26 Nga DOSJA
Topi i Artë/ France Football zbulon listat e kandidatëve, pesë

EUROPË-Pas dy vitesh, Topi i Artë, çmimi prestigjioz i vendosur në vitin 1956 nga revista franceze France Football, e cila u anulua në vitin 2020 për shkak të pandemisë, rikthehet në skenë. Përveç Jorginhos, kampion Europe me Chelsean dhe Italinë shihet si favorit së bashku me Messin për të arritur te çmimi individual, lista përfshin edhe Donnarumma-n, Chiellini, Bonucci dhe Barella.

Një rekord që nga viti 2007, kur italianët në listë ishin madje shtatë (Pirlo, Totti, Inzaghi, Buffon, Gattuso, Cannavaro dhe Maldini). Çmimi do të jepet më 29 nëntor në Paris.

Duke parë listën prej 30 kandidatësh për Topin e Artë të vitit 2021, sa i përket lojtarëve të përfshirë në Serie A, vërehet gjithashtu prania e Simon Kjaer dhe Lautaro Martinez. Sa i përket “Çmimit Yashin”, mes portierëve në garë për titullin janë Gianluigi Donnarumma dhe portieri i Interit Samir Handanovic.

30 kandidatët për çmimin prestigjoz Topi i Artë 2021:
1. Leonardo Bonucci (Itali)
2. Mason Mount (Angli)
3. Erling Haaland (Norvegji)
4. Ngolo Kante (Francë)
5. Riyad Mahrez (Algjeri)
6. Harry Kane (Angli)
7. Gianluigi Donnarumma (Itali)
8. Nicolo Barella (Itali)
9. Raheem Sterling (Angli)
10. Karim Benzema (Francë)
11. Cesar Azpilicueta (Spanjë)
12. Kevin De Bruyne (Belgjikë)
13. Giorgio Chiellini (Itali)
14. Cristiano Ronaldo (Portugali)
15. Ruben Dias (Portugali)
16. Bruno Fernandes (Portugali)
17. Phil Foden (Angli)
18. Jorginho (Itali)
19. Simon Kjaer (Danimarkë)
20. Robert Lewandowski (Poloni)
21. Romelu Lukaku (Belgjikë)
22. Lautaro Martinez (Argjentinë)
23. Kylian Mbappe (Francë)
24. Lionel Messi (Argjentinë)
25. Luka Modriç (Kroaci)
26. Gerard Moreno (Spanjë)
27. Neymar (Brazil)
28. Pedri (Spanjë)
29. Mohamed Salah (Egjipt)
30. Luis Suarez (Uruguai)

Trofeu Lev Yachin (Për portierin më të mirë)
1. Samir Handanoviç (Sllovenia)
2. Jan Oblak (Sllovenia)
3. Manuel Neuer (Gjermani)
4. Emiliano Martinez (Argjentinë)
5. Keylor Navas (Kosta Rika)
6. Gianluigi Donnarumma (Itali)
7. Ederson (Brazil)
8. Kasper Schmeichel (Danimarkë)
9. Edouard Mendy (Francë)
10. Thibaut Courtois (Belgjikë)

10 kandidatët për çmimin Kopa (i jepet të riut më të mirë)
1. Jamal Musiala (Gjermani)
2. Florian Wirtz (Gjermani)
3. Jude Bellingham (Angli)
4. Giovanni Reyna (ShBA)
5. Nuno Mendes (Portugali)
6. Mason Greenwood (Angli)
7. Bukayo Saka (Angli)
8. Pedri (Spanjë)
9. Jeremy Doku (Belgjikë)
10. Ryan Gravenberch (Holandë)

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport topi i arte topi i arte

Sondazh

Poll