Aktualitet

Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë së COVID! 10 muaj u hetuan, kontrolle në 4 depot farmaceutike, 6 të arrestuar

8 Tetor 2021, 16:36 Nga DOSJA
Shisnin ilaçe kontrabandë gjatë pandemisë së COVID!

TIRANË– 10 muaj u deshën që Prokuroria e Tiranës të “zbërdhente” grupin që kontrabandonte ilaçe, duke i shkaktuar dëm të madh ekonomik shtetit! Mbrëmjen e sotme, ‘Krimi Ekonomik’ dhe Policia e Shtetit kanë zhvilluar një aksion në 6 depo farmaceutike në Tiranë, duke vënë në pranga po aq persona.

Blerim Bitri, Florian Marku, Margarita Xhaxhiu, Jani Papuli, Florian Lila dhe Bashkim Osmani, janë vënë në pranga pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin shisnin medikamente kondrabandë gjatë periudhës së koronavirusit.

4 prej të arrestuesve janë administratorë farmacish në Tiranë, një është punonjës, ndërsa Margarita Xhaxhiu, dyshohet se ishte dërguesja e mallrave kontrabandë.

6 të arrestuarit nga operacioni

Blerim Bitri, 40 vjeç, administrator i një farmacie
Florian Marku, 39 vjeç, administrator i një farmacie
Margarita Xhaxhiu, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
Jani Papuli, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh
Florian Lila, 40 vjeç, administrator i një farmacie
Bashkim Osmani, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike

Po ashtu gjatë operacionit policor të koduar “Përfitimi” u sekuestruan barnat e sjellë në vend në mënyrë të paligjshme, por nuk dihen ende se për cilat medikamente bëhet fjalë. E po ashtu është sekuestruar edhe një automjet dhe 6 aparate celular.

Të gjithë akuzohen për veprat penale: “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksion ne tirane bashkim osmani blerim bitri florian lila florian marku jani papuli kontrabande ilacesh margarita xhaxhiu operacioni përfitimi operacioni perfituesi tirane aksion ne tirane bashkim osmani blerim bitri florian lila florian marku jani papuli kontrabande ilacesh margarita xhaxhiu operacioni përfitimi operacioni perfituesi tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2021, 15:35

TIRANË– Detaje të reja janë mësuar nga dosja hetimore lidhur me vdekjen e çiftit në Tiranë, vetëm 6 ditë më parë. Gazetarja Anila Hoxha ka bër...