Aktualitet

Shisnin medikamente kontrabandë, Policia zbardh SKEMËN: 10 muaj hetime, kemi 6 të arrestuar

8 Tetor 2021, 18:19 Nga DOSJA
Shisnin medikamente kontrabandë, Policia zbardh SKEMËN: 10 muaj

TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë informacionin zyrtar lidhur me aksionin e zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku u prangosën 6 persona. Në pranga kanë rënë Blerim Bitri 40 vjeç, administrator i një farmacie; Florian Marku 39 vjeç, administrator i një farmacie; Margarita Xhaxhiu e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë; Jani Papuli, i punësuar nga shtetasja M. Xh; Florian Lila administrator i një farmacie; Bashkim Osmani administrator i një depoje farmaceutike. Të gjithë akuzohen se kanë shitur medikamente kontrabandë gjatë periudhës së pandemisë së koronavirusit.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Finalizohet pas një hetimi 10-mujor operacioni policor i koduar “Përfitimi”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë, gjatë periudhes së Covid-19,vihen në pranga 6 shtetas. Sekuestrohen barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i shtetasve:

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe 6 aparate celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet operacioni përfitimi operacioni përfitimi

Sondazh

Poll

Aktualitet 8 Tetor 2021, 15:35

TIRANË– Detaje të reja janë mësuar nga dosja hetimore lidhur me vdekjen e çiftit në Tiranë, vetëm 6 ditë më parë. Gazetarja Anila Hoxha ka bër...