Aktualitet

Asnjë gjurmë nuk lënë! Prokuroria e Elbasanit në “hall” për vrasësit e Çollakut dhe Bitrit, makina totalisht

8 Tetor 2021, 15:02 Nga DOSJA
Asnjë gjurmë nuk lënë! Prokuroria e Elbasanit në

ELBASAN– Gjetja e vrasësve të Ardian Çollallut dhe Lulzim Bitrit duket se nuk do të jetë e lehtë. Prokuroria e Elbasanit nuk ka siguruar asnjë provë të vlefshme në makinën tip “Volvo” që u përdor nga autorët në momentin e vrasjes.

Sipas burimeve të “Klan”, makina e vjedhur në Elbasan është djegur plotësisht dhe brends saj nuk ka pasur asnjë fije floku dhe asnjë gjurmë gishti për të ndihmuar hetuesit në identifikimin e autorëve.

Po ashtu edhe kamerat e sigurisë, edhe pse të shumta në zonë, nuk kanë mundur që të kapin detaje nga fytyra e personave që qëlluan ndaj dy personave për shkak të maskimit të përdorur.

Pista kryesore e ngjarjes së rëndë mbetet e shkuara me ngarkesë kriminale e viktimave. Për Lulzim Bitrin, krahas lidhjeve të afërta me Talo Çelen, po hetohet dhe mundësia e një hakmarrje, pasi i vëllai i tij ka dyshime se ka qenë vëzhgues në vrasjet e Endrit Alibejt, Arben Dylgjerit dhe një shtetasi turk.

Sakaq për Ardian Çollakun dyshimet lidhen me përfshirjen e tij si person në dijeni për vrasjen e Everest Cakës në 11 maj të 2021.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardian çollaku lulzim bitri vrasja e dyfishte ne elbasan ardian çollaku lulzim bitri vrasja e dyfishte ne elbasan

Sondazh

Poll