Aktualitet

Shkolla u shty deri në 18 tetor, studentët marrin mesazhin: Bëni vaksinën, s’ka as mësim online!

8 Tetor 2021, 13:41 Nga DOSJA
Shkolla u shty deri në 18 tetor, studentët marrin mesazhin: Bëni

TIRANË – Disa ditë më parë u lajmërua nga qeveria se procesi mësimor në universitete do të shtyhej për në datën 18 tetor. Pas vendimit zyrtar fillestar se procesi mësimor në universitete do të niste me 11 tetor, Ministria e Arsimit ka thënë se e ka shtyrë datën për t’u dhënë më shumë kohë stuudenteve të vazhdojnë vaksnimin për t’i dhënë kështu mundësinë vetes të jenë të pranishëm në auditore.

Ajo ç’ka ka shkatuar reagime është një postim i ditës së sotme tek faqja  “Studentët denoncojnë” ku është publikuar një mesazh ku  një nga universitetet në Tiranë u shkruan studentëve në email se të gjithë ata që nuk janë vaksinuar nuk do të lejohen në auditor dhe as nuk do të mund të kryejnë mësimin online.

Komentet e studentëve kanë mbushur foton pasi këtë e cilësojnë si një presion të pastër që ata të vaksinohen dhe pa dëshirën e tyre duke i privuar nga mundësia për të marrë pjesë në proces mësimor dhe online. Studentët kanë dalë kundër këtij vendimi për vaksinim kundër dëshirës së tyre dhe kanë mbajtur protesta e diskutime pasi jane skeptikë për vaksinën dhe gjithë procesin pas saj.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shtyhet hapja e univesrsiteteve studenteve u ndalohet mesimi online vaksinim i detyruar shtyhet hapja e univesrsiteteve\ studenteve u ndalohet mesimi online vaksinim i detyruar

Sondazh

Poll