Politike

E FORTË! Berisha: Duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi, Edi ta dish mirë…

8 Tetor 2021, 17:09 Nga DOSJA
E FORTË! Berisha: Duhet të përgatitemi për protestat më

ELBASAN– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë thirrje për protestë nga qyteti i Elbasanit! Nga “Foltorja”, Berisha ka paralajmëruar pasardhësin e tij se do të organizojnë një nga protestat më të mëdha që ka njohur vendi, për rritjen e çmimeve. Po ashtu, ai ka paralajmëruar se ai dhe të tjerët nuk do të lëvizin nga sheshi pa e “hedhur” kryeministrin Edi Rama.

Duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Edi Rama duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi ne në këmbë. Nga rruga nuk shqitemi pa të hedhur ty aty ku e meriton. Mos luaj meçmimet me kafshatën se jemi shqiptarë. E paguajmë 80 herë më shtrenjtë se qytetarët e vendeve të BE, ata paguajnë naftën për shkak tendin njëlloj si qytetarët e Zvicrës, të cilët kanë një rrogë mesatare 6 mijë euro, kundrejt 400 euro që marrin shqiptarët. Mos luaj me shqiptarët, mos luaj me çmimet. Ne do ngrihemi në këmbë. Ne po ngrihemi në këmbë si opozitë e vërtetë, si opozitë që besojmë tek liria dhe si opozitë që do i tregojmë vendit siç i treguam në 90. Ndaj dhe ftoj demokratet të përgatitemi për një betejë deri në fitoren tonë të plotë dhe fitoren e merituar,-tha Berisha në fjalën e tij.

LAJMI KRYESOR: Rritja e çmimeve, Berisha merr “frerët” e opozitës: Të përgatitemi për protestat më të fuqishme në vend, si në ’90!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne elbasan sali berisha paralajmeron proteste aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne elbasan sali berisha paralajmeron proteste

Sondazh

Poll