Politike

Berisha kërkon firmat e demokratëve: Mund ta quani Kuvendin e rithemelimit të PD-së!

8 Tetor 2021, 16:57 Nga DOSJA
Berisha kërkon firmat e demokratëve: Mund ta quani Kuvendin e

ELBASAN– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kërkuar dhe njëherë firmat e demokratëve për mbledhjen e Kuvendit të PD-së, duke e cilësuar si “Kuvendin e Rithemelimit”, ndërsa shtoi se vota do të jetë gjëja më e rëndësishme. Më tej, Berisha ka shtuar se sovraniteti i partisë është i nevojshëm pasi krijon dinjitet. 

Sovaraniteti nuk është mungesë bashkëpunimi, por unë dhe ti të mbrojmë lirshëm idealet që kemi. Të vendosim dhe të votojmë të lirë për to e jo pse thotë kryetari. Sovraniteti do të thotë të ecësh me dinjitet. Në këtë formë je partner i denjë për çdo forcë politike. Sovraniteti është jetik për të mos qenë një forcë fasadë dhe për të ardhur në pushtet. Shikoni çfarë ndodh këto ditë. Hidhini një sy ekranëve. E gjithë propaganda e qeverisë ështëlëshuar në mbrojtje të pengut të saj. Teza është se demokratët nuk duan të votojnë. Po ne jemi këtu për t’u ngritur dhe për të rivendosur në këmëb PD-në. Cilido që është në këtë sallë iu garantoj se kurrë nuk kishin probleme në votimin e brendshëm në PD. Zero ka patur sepse bëhej një votim i hapur. Sepse respektoheshin ato që shpalleshin. Kryeministrin e parë e zgjodhëm me dy kandidatura. Me votë të fshehtë. Tani çdo rival i kryetarit përjashtohet nga Kryesia dhe anëtarësia. Partia u rrudh në mënyrën më të pamerituar. Kam një kërkesë për çdo delegat, të firmosni për mbledhjen e Kuvendit. Mund ta quani edhe Kuvendin e rithemelimit të PD-së. Ata që përzunë votën e lirë, i bënë dëm të jashtëzakonshëm,”-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Rritja e çmimeve, Berisha merr “frerët” e opozitës: Të përgatitemi për protestat më të fuqishme në vend, si në ’90!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne elbasan aksioni i berishes sali berisha sali berisha ne elbasan

Sondazh

Poll