Politike

‘Ditën firmoste koncensionet, natën shante qeverinë’/ Braçe i kthehet Bashës: Dëgjo ti o kufomë…

8 Tetor 2021, 16:23 Nga DOSJA
‘Ditën firmoste koncensionet, natën shante qeverinë’/

TIRANË– Ish-zv.kryeministri i vendit, Erion Braçe i ka kthyer përgjigje akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, i cili e sulmoi gjatë një konference për shtyp. Basha u shpreh se Braçe ka firmosur koncesione, por nuk e përmendi me emër, ndërsa pak orë më pas i ka ardhur edhe kundërpërgjigjia. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, deputeti i PS-së rikthen edhe njëherë akuzat për “21 janarin” ndaj Bashës, ndërsa ka edhe një sqarim për qytetaratë. Sipas tij, ai ka firmosur vetëm projekte në të mirë të shqiptarëve, ndërsa qeverinë e tij e ka kritikuar për të mirën e vendit.  

POSTIMI I PLOTË I BRAÇES:

DEGJO KUFOME! A e mban mend #21JANARIN? Eshte dita kur ti si minister i Brendshem, ne komande te nje zinxhiri kriminal, nen urdher e ne bashkepunim, pushkatuat 4 shqiptare e plagoset mbi 20 te tille; ME DASHJE E PA GJYQ! A e mban mend 22 JANARIN? Eshte kjo dita e kesaj fotoje, kur ti si minister i Brendshem, i dole per zot pushkatimeve, i mbrojte dhe u dhe shperblim pushkatareve, njeri ne kete foto! Te te pyes: TE ZE GJUMI NATEN?

Po e le fare drejtesine e munguar, por a te ze gjumi naten me kater te pushkatuar mbi kurriz gjithe jeten? Te jesh i bindur qe nuk fshihesh dot pas ketij tjetrit, nuk lahesh e pastrohesh duke perzene kete tjetrin, TI DHE AI JENI DY GJYSMA TE SE NJEJTES SE KEQE PLOT GJAK E VIKTIMA! Kaq kete here per ty!

Tani per shqiptaret; Une Erion Brace ne cilesine e zevendes kryeministrit kam firmosur: 1. Koncesionin e aeroportit te Kukesit, procedure e MIE dhe jam krenar qe ai aeroport eshte funksional prej muajsh; 2. Shtese ne kontraten e koncesionit te KROMIT, procedure e MIE, konkretisht heqjen nga ajo kontrate te disa njesive, objekteve; 3. Ndryshim ne koncesionin e SKANIMIT, procedure e MFE, konkretisht shtyrjen e pagesave ligjore per te; 4. Koncesionin e aeroportit te Vlores, procedure e MIE, dhe do jem shume krenar kur ai te jete ndertuar e plotesisht funksional; 5. Koncesionin e Laboratoreve, procedure e ministrise se Shendetesise e qe ndryshon krejtesisht gjendjen ne spitalet universitare, rajonale dhe Lushnjes dhe Sarandes; 6. Koncesioni i ndertimit te HEC, kontrate shtese mbi kontraten e Shkurt 2013, procedure e MIE, abstenuar prej meje. Kaq! Ne dy vite e gjysem jane vetem keto dhe asgje tjeter; Firmosur diten per diell e pa u fshehur asnje sekonde. Tani, KUFOME, kishe thene ne ate FOLTOREN tende-asgje ndryshe nga ajo foltorja e gjysmes tende, se une shaja naten qeverine time! Habi e madhe, une paskam share qeverine time dhe ti je shqetesuar? Kete doje te thoje?

E kupton c’budalla bul je? Per shqiptaret edhe nje here; Kurre nuk kam share qeverine time, kerkend ne te. Poo kam thene cfare nuk ka shkuar mire, cfare nuk ka qene e drejte dhe cfare duhej bere ndryshe; E KAM THENE ATY BRENDA, TROC E QARTE, NE SY MADJE!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike basha me gazetaret 8 tetor 2021 erion brace lulzim basha basha me gazetaret 8 tetor 2021 erion brace lulzim basha

Sondazh

Poll