Politike

Berisha: Kosovës s’ia japin vizat për shkak të krimit të organizuar shqiptar

8 Tetor 2021, 17:03 Nga DOSJA
Berisha: Kosovës s’ia japin vizat për shkak të krimit

ELBASAN– Ish-kryeministri Sali Berisha ka fajësuar pasardhësin e tij Edi Rama si shkakun përse Kosova nuk po arrin dot liberalizimin e vizave. Në fjalën e tij nga “Foltorja” e Elbasanit, Berisha tha se shkak është bërë krimi shqiptar. 

Askush nuk mund të thotë se Shqipëria është një vend i parëndësishëm. Njeriu që sillet si ordiner, që nuk respekton normat më elementare të mirësjelljes, njeriu që njëherë i thotë idiot një udhëheqësi, herën tjetër gënjeshtar dhe herën tjetër i ndershëm, sikur të jetë ky eprori i tyre. Faturën e paguajmë ne, se atë se përfill njeri. Nëse keni lexuar deklaratën e Bledit para dy ditëve ju them se nuk kam lexuar njëherë për dokumente të tillë, mirënjohje sepse e linin shtegun hapur për arsye se kishin tendencë ta mbyllnin fare. Por e hapin edhe një mundësi për ta mbyllur. Na vlerësonin partnerë. Prej 6-7 vitesh diskutohet që këto vende të mos i përfshijnë në integrim, t’i quajnë partnerë t’i japin fonde, të rrinë në punën e tyre se s’kemi punë me ta. E lanë zgjerimin, por u shprehën për vende partnere. Kur bëhesh kampion për kërkesa për azil politik në Europë kush do të bëjë me ty. Kjo situatë pengon Kosovën për të hapur vizat. Vizat nuk ia japin Kosovës për shkak të krimit të organizuar shqiptar. Këtu na ka katandisur ky,”-tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: Rritja e çmimeve, Berisha merr “frerët” e opozitës: Të përgatitemi për protestat më të fuqishme në vend, si në ’90!

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike aksioni i berishes elbasan sali berisha sali berisha ne elbasan aksioni i berishes elbasan sali berisha sali berisha ne elbasan

Sondazh

Poll