Bota

Abazi: S’ka rrugë tjetër për Kosovën përveç rrugëtimit evropian, duam barazi në dialogun me Serbinë

8 Tetor 2021, 16:50 Nga DOSJA
Abazi: S’ka rrugë tjetër për Kosovën

KOSOVË – Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka zhvilluar sot takim me udhëheqësin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog. Pas takimit, kryetari i komisonit, Haki Abazi, ka folur për mediat dhe ka thënë se Kosova duhet të trajtohet e barabartë në procesin e dialogut pasi nuk ka rrugë tjetër përveç rrugëtimit evropian.

“Çështjet kryesore të diskutimit ishin konkluzionet, përfundimet e nxjerra nga takimi i Brdo, liberalizimi i vizave një prej çështjeve që po përcjell Kosovën, aspektin e dialogut Kosovë-Serbi dhe përkushtimin e zotimit të institucioneve të Kosovës për t’i përmbushur obligimet tona në rrugëtimin evropian. Takimi ishte konstruktiv, biseduam gjerë e gjatë për pikëpamjet e BE-së dhe pritjet e qytetarëve. E mira është dhe e bukura e kësaj është se u pajtuam se nuk ka rrugë tjetër për Kosovën përvese përfundimi në rrugëtimin evropian”, tha ai.

Abazi tha se nuk mund të flitet për bashkëpunim rajonal derisa Serbia po e saboton të drejtën e Kosovës për të qenë e barabartë dhe se liberalizimi i vizave nuk ka qenë në konkluzionet e samitit në Brdo të Sllovenisë, pasi është një proces i ndarë nga integrimi evropian. Sipas tij, i mbetet institucioneve të Kosovës të punojnë për t’i bindur vendet skeptike për kriteret e plotësuar.

“Ne prekëm çështjet e ngadalësimit dhe një dinamike më të zvogëluar të arritjeve të Kosovës sa i përket integrimit evropian, pikërisht pse dialogu i zhvilluar në formatin e mëhershëm ka qenë pengesë dhe ka mundësuar Serbisë të sabotojë proceset e brendshme në Kosovë. Dialogu duhet të formatohet në formën e trajtimit të barabartë të Kosovës dhe Serbisë… Në këtë gjendje çfarë jemi nuk mund të flasim për bashkëpunim rajonal kur kemi pengesa. Ju po flisni për bllokadën e dy shteteve për bllokim të bashkëpunimit rajonal, por është vetëm një, është vetëm Serbia që po saboton të drejtën e Kosovës për të qenë e barabartë. Kjo është arsyeja pse insistimi ynë për vazhdimin e Procesit të Berlinit është këmbëngulës, pasi vetëm aty mund të realizojmë të drejtat e barabarta si shtet në proceset rajonale. Çështja e liberalizimit të vizave është e ndarë plotësisht nga procesi i integrimit evropian. Kjo si rrjedhojë është se takimi i Brdo nuk ka pasur në fokus lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës. Kjo është punë që na mbetet neve si institucione”, tha Abazi.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora rajoni haki abazi komisioni për punë të jashtme dhe diasporë haki abazi komisioni për punë të jashtme dhe diasporë

Sondazh

Poll