Bota

“Ose puno pa ngrënë, ose ik në shtëpi”/ Fotografi fshin fotot e dasmës para syve të çiftit

8 Tetor 2021, 14:16 Nga DOSJA
“Ose puno pa ngrënë, ose ik në shtëpi”/

SHBA – Një fotograf ka ndezur një debat masiv në internet pasi tregoi se fshiu fotot e dasmës së një çifti, të cilët i kishte miq, pasi ata ata nuk e lanë të pushonte as për të ngrënë e as për të pirë ujë.

Ai e ndau historinë në rrjetin social Reddit, dhe pyeti përdoruesit nëse ishte ai fajtori, pasi shpjegoi se ai është një kujdestar qensh dhe jo një fotograf profesionist, dhe përveç pozave të qenushve nuk fotografon gjë tjetër.

Sipas Daily mail, ai ishte i ftuar në dasmën e mikut të tij dhe kur ai i kërkoi të bënte fotografin për ta për 250 dollarë pasi nuk kishin para për një fotograf profesionst, pranoi ta ndihmonte. Gjithçka nisi kur të ftuarit u ulën të hanin dhe ai vuri re se çifti nuk kishte ruajtur asnjë vend për të. Moti ishte shumë i nxehtë dhe ata nuk i ofruan as ushqim dhe as ujë.

Kur shkoi ta diskutonte këtë me mikun e tij, ai i dha një ultimatum duke thënë se duhej të vazhdonte pa ushqim ose ujë, ose të shkonte në shtëpi, kështu që fotografi fshiu fotografitë e dasmës përpara syve të tij dhe u largua.

Kjo zgjoi edhe debatin pasi disa komentues thanë se veprimet e tij ishin shumë të ashpra, ndërsa shumica mbanin anën e fotografit, duke thënë se ai ishte shfrytëzuar nga çifti.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota fotografi fshin fotot e dasmes fotografi fshin fotot e dasmes

Sondazh

Poll