Bota

Brazil/ Stuhitë e rërës pushtojnë qytetin e Sao Paulos, raportohen 6 të vdekur

8 Tetor 2021, 16:42 Nga DOSJA
Brazil/ Stuhitë e rërës pushtojnë qytetin e Sao Paulos,

BRAZIL– Stuhi rëre të fuqishme e të pazakonta kanë lënë të vdekur të paktën 6 persona në Sao Paulo javët e fundit. Mediat lokale shkruajnë se pjesa jug-lindore e Brazilit po përballet me një thatësirë të rëndë. Pamje të reve gjigande portokalli të pluhurit mbi qytet, me një shpejtësi ere prej 100 km në orë, janë parë rreth tre herë që prej fundit të shtatorit, duke tmerruar banorët e Sao Paulos dhe Minas Geraisit. Gjashtë personat e vdekur ishin viktima të shembjes së pemëve dhe shtëpive prej stuhidë.

Sipas ekspertëve ky fenomen mund të jetë pasojë e mungesës së reshjeve të shiut prej një kohe të gjatë, temperaturave të larta dhe lagështisë së ulët të ajrit.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota stuhite e reres ne brazil stuhite e reres ne brazil

Sondazh

Poll