Bota

“Rusia të aneksojë lindjen e Turqisë”, komentet e gazetares ruse irritojnë turqit

8 Tetor 2021, 14:43 Nga DOSJA
“Rusia të aneksojë lindjen e Turqisë”, komentet e

RUSI– Margarita Simonyan, kryeredaktorja e televizionit rus RT, tha se Rusia duhet të aneksojë pjesën lindore të malit turk Agri dhe provincën e Karsit. Simonyan, me prejardhje armene, tha për kanalin Rossiya 1 TV, se këto zona duhen aneksuar nga Turqia. Komentet e saj u ndoqën nga politikani dhe lideri i Partisë Liberale Demokrate të Rusisë, Vladimir Zhirinovsky, i cili pretendoi se një regjim special si ai i carit ishte i nevojshëm për për të siguruar Armeninë.

“Çdo regjim demokratik si SHBA, Britania e Madhe dhe Franca, është i papranueshëm për Rusinë. Dhe ju, armenët, do t’i merrni Karsin dhe Ardahanin në vendoset një regjim strikt si ai i carit. Nën një qeveri demorkatike, edhe Yerevani do të merret prej jush,” tha ai.

Armenia dhe Turqia nuk i vendosën kurrë marrdhëniet diplomatike mes tyre dhe kufiri i përbashkët vijon të jetë i mbyllur që prej 1990-ës. Lidhjet janë përkeqësuar më tej për shkak të mbështetjes së Turqisë për aleatin e saj rajonal Azerbajxhanin, që luftoi me Armeninë vitin e kaluar për kontrollin e rajonit të pushtuar të Karabagut.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota armenia margarita simonyan armenia margarita simonyan

Sondazh

Poll