Bota

Rusia i përgjigjet SHBA: Krizën e energjisë e shkaktoni ju me sansionet tuaja

8 Tetor 2021, 16:08 Nga DOSJA
Rusia i përgjigjet SHBA: Krizën e energjisë e shkaktoni ju me

RUSI – Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peshkov, ka reaguar ditën e sotme në një konferencë për shtyp lidhur me akuzat që Këshillatri i Joe Biden, Jake Sullivan, i bëri të enjten ku tha se Rusia nuk po luan asnjë rol në krizën e gazit që ka “mbërthyer” Europën.

Ne këmbëngulim që Rusia nuk ka asnjë rol për të luajtur në atë që po ndodh në tregun e gazit në Evropë. Rusia ka përmbushur, dhe do të vazhdojë të përmbushë në mënyrën më të përgjegjshme të gjitha detyrimet e saj sipas kontratave ekzistuese,” tha ai, duke përmendur rimëkëmbjen ekonomike, rezervat e ulëta të gazit dhe rënien e prodhimit të turbinave me erë në Evropë si faktorë kontribuesnë rritjen e çmimit.

Akuzave të Sullivan se Rusia ka një histori të përdorimit të energjisë si një mjet shtrëngimi, si një armë politike ai ku përgjigj duke thënë se  ishin Shtetet e Bashkuara që, duke vendosur sanksione, tani po kërcënonin të kontribuonin në çekuilibrimin e tregut evropian të energjisë.

“Rusia ka deklaruar vazhdimisht se është gati të flasë për kontrata të reja afatgjata,” tha zëdhënësi i Kremlinit. Presidenti Vladimir Putin do të takohet ditën e sotme me emrat kryesorë në sektorin e energjisë ruse.

Bota po përballet me një krizë energjie pasi furnizimi me gaz natyror, qymyr dhe burime të tjera të energjisë nuk arrin të plotësojë kërkesën në mënyrë të plotë. Çmimet e gazit natyror janë rritur shumëfish në Evropë këtë vit, ndërsa disa fabrika janë mbyllur për shkak të ndërprerjeve të energjisë të lidhura me furnizimin e pamjaftueshëm me qymyr. Amerika fajëson Rusinë për kërë pasi si shpërndarësi kryesor i gazit, thonë se ajo o i mban çmimet e larta për të thelluar “varësinë” ndaj saj.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kriza e energjise ne europe kriza e gazit rusia reagon per krizen e energjise kriza e energjise ne europe kriza e gazit rusia reagon per krizen e energjise

Sondazh

Poll