Bota

Masat anti-damping, Kosova bllokon produktet serbe

8 Tetor 2021, 13:17 Nga DOSJA
Masat anti-damping, Kosova bllokon produktet serbe

KOSOVË – Rozeta Hajdari, Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka bërë me dije ditën e sotme se qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për vendosjen e masave “anti-damping” ndaj dy lloje produktesh të prodhuara në shtetin e Serbisë.

Damping nënkupton importin e mallrave në Kosovë me një çmim më të ulët të eksportit, sesa çmimi i krahasueshëm për produktin e ngjashëm në tregun e vendit. Qeveria e Kosovës ka vendosur një masë mbrotjëse prej 0.03 centë për kilogram në importin e koncentratit të kafshëve dhe shpezëve dhe për 0.03 centë për blloqet standarde me origjinë nga Serbia. Kompanitë eksportuese të koncentratit janë “Jabuka”, “Gebi”, “Sto Posto” dhe “Beçejka”, ndërsa kompania prodhuese e blloqeve është “Mladost”.

Pas hetimeve të bëra në treg, të cilat kanë vërtetuar se këto mallra në tregun e Kosovës shiten me çmim më të ulët sesa në tregun e Serbisë, qeveria mori masat e mësipërme.

“Të dyja vendimet janë marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ligjin për masat anti-damping, si dhe detyrimet tona ndërkombëtare”, tha Hajdari.

Qeveria e Kosovës, edhe në vitin 2016, ka vendosur masa mbrojtëse anti-damping prej 0.02 centë për blloqet standarde 19x19x25, të importuara nga shteti i Serbisë, por, ky vendim është shfuqizuar në muajin gusht.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosova bllokon produketet serbe kosove ligji anti damping ne kosove kosova bllokon produketet serbe kosove ligji anti damping ne kosove

Sondazh

Poll