Aktualitet

Ish-oficerit të Forcave Speciale të Ushtrisë i thyejnë makinën! Pas misioneve në Afganistan, sot kërcënohet nga përkrah

8 Tetor 2021, 14:44 Nga DOSJA
Ish-oficerit të Forcave Speciale të Ushtrisë i thyejnë

POGRADEC – Një 31-vjeçar, ish-oficer i Forcave Speciale të Ushtrisë, i cili ka shërbyer disa herë si pjesë e operacioneve paqeruajtëse në Afganistan, së fundmi ka rënë pre e kërcënimeve. Disa persona, ende të paidentifikuar i kanë dëmtuar automjetin e parkuar pranë shtëpisë së tij.

“Panorama” bën me dije se bëhet fjalë për Alban Caken, i cili menjëherë pasi ka konstatuar dënimin ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e Porgradecit duke pretenduar se i rrezikohet jeta nga e shkuara e tij ushtarake. Sipas tij, përkrahës të ISIS, që janë kthyer tashmë në fshatrat e Pogradecit, e kanë kërcënuar vazhdimisht dhe herë pas herë ka pasur përplasje verbale me ta. Në kallëzimin e tij, Cake thotë se familja e tij jeton në Pogradec, por ai vetë kohët e fundit jeton me qira në Tiranë, pasi ka filluar punë, pas dy misioneve luftarake që ka pasur në Afganistan (i fundit, si pjesë e “Eagle 8”, në vitin 2014).

“Që nga ajo kohë unë kam ikur me misione dhe kam qenë në Tiranë dhe në Pogradec në periudha kohore. Para tri ditësh (përkon me datën 2 tetor) unë kam marrë një makinë me qira. Dje (më datë 4 tetor) mbasdite, unë kam qenë në fshatin tim, Guras dhe pasi kam takuar disa shokë nga fshati dhe kemi pirë kafe, kam parkuar automjetin e marrë me qira, tip ‘Shevorlet’, me targë ‘AA 307 IV’, aty ku kam lënë sa herë edhe makinën time që kam pasur më parë dhe jam larguar për në shtëpi. Kur kam dalë sot (datë 5 tetor) në mëngjes, nëna ime ka konstatuar se xhami anësor i makinës sime, krahu i pasagjerit, ishte i thyer dhe brenda gjetëm një gur”, shprehet ai në kallëzim.

Sipas tij, e njëjta situatë ka ndodhur edhe më parë me të, por nuk i ka dhënë rëndësi duke mos bërë asnjë denoncim, por kësaj here duke vlerësuar seriozitetin e kërcënimeve ka vendosur që të kërkojë ndihmë.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet alban caka kercenohet ish-ushtaraku n pogradec alban caka kercenohet ish-ushtaraku n pogradec

Sondazh

Poll