Aktualitet

Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor (EMRAT)

8 Tetor 2021, 09:28 Nga DOSJA
Zgjidhen 3 anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë

TIRANË– Ditën e sotme janë zgjedhur tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor. 263 gjyqtarë zgjodhën mes gjashtë kandidatëve, 3 anëtarët e rinj që do i bashkohen Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Klodian Kurushi është zgjedhur anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor me 145 vota. Kurushi fitoi garën kundrejt kandidatit Asim Vokshi për vendin që la bosh Medi Bici.

Ridvan Hado është anëtari tjetër i cili u bë pjesë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, me 140 vota.

Irena Plaku  është anëtarja e tretë e Këshillit të Lartë Gjyqësor, me 158 vota.

Këto anëtarë të rinj zgjidhen pasi u mbaron mandati Ilir Toskës, Brunilda Kadi dhe Medi Bici.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet irena plaku klodian kurushi mbledhja e pergjithshme e gjyqtareve ridvan hodo irena plaku klodian kurushi mbledhja e pergjithshme e gjyqtareve ridvan hodo

Sondazh

Poll