Aktualitet

Shpallet në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, SPAK përfundon procedurat

8 Tetor 2021, 12:57 Nga DOSJA
Shpallet në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurori Adriatik

TIRANË– Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka shpallur në kërkim ndërkombëtar ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla. Mësohet se 24 orë pas nisjes së procedurave, SPAK ka dorëzuar dokumentacionin në Interpol dhe është bërë zyrtarisht shpallja në kërkim ndërkombëtar për Llallën.

Llalla ishte shpallur në kërkim kombëtar fillimisht pasi Policia e Shtetit shkoi në banesën e ish-kryeprokurorit por nuk e gjeti aty.

Nga vetë Llalla nuk ka pasur asnjë reagim gjatë gjithë kohës që ndodhet në arrati. Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me dy vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Por vetë ish-kryeprokurori ka braktisur Shqipërinë dhe është larguar jashtë vendit prej më shumë se një jave ku mësohet se po merr ndihmë mjekësore. Zyrtarisht asnjë institucion nuk di të përgjigjet se ku gjendet ish prokurori i përgjithshëm, ndonëse zëra të pakonfirmuar tregojnë se po kurohet në Zvicër, por edhe në Hungari.

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet shpallet ne kerkim nderkombetar adriatik llalla shpallet ne kerkim nderkombetar adriatik llalla

Sondazh

Poll