Aktualitet

Qëlloi mbi polici pasi vodhi një makinë, identifikohet shqiptari në Athinë

8 Tetor 2021, 14:09 Nga DOSJA
Qëlloi mbi polici pasi vodhi një makinë, identifikohet shqiptari

GREQI- Është identifikuar shqiptari i cili terrorizoi kryeqytetin helen mëngjesin e sotëm i cili qëlloi drejt policisë në tentativë për tu arratisur pasi grabiti një makinë.

Sipas TopChannel bëhet fjalë për 37-vjeçarin Klajdi Budo, i cili plagosi dhe një oficer policie në tentativën e tij për tu arratisur.

Ndërkohë mediat greke bëjnë me dije se i riu nuk është një emër i panjohur për autoritetet vendase pasi ai rezulton i lidhur të paktën me 90 grabitje dhe tergtim të lëndëve narkotike në shtetin fqinj.

Policia greke e ndaloi shqiptarin në qendër të Athinës pasi kishin dyshime se mjeti me të cilin ai lëvizte ishte i vjedhur. Në momentin që ai u ndalua nga policia qëlloi me armë zjarri. Po ashtu dhe efektivët e plagosën në këmbë 35-vjeçarin i cili tashmë ndodhet i shtruar në spital.

(d.a/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet klajdi budo shqiptari plagos policin ne greqi klajdi budo shqiptari plagos policin ne greqi

Sondazh

Poll