Sport

Deschamps: “Nuk na prisnin ne në finale, por do të luajmë vetëm për trofeun”

8 Tetor 2021, 09:06 Nga DOSJA
Deschamps: “Nuk na prisnin ne në finale, por do të luajmë

ITALI – Theo Hernandez ishte heroi i Francës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve kundër Belgjikës ku shënoi në minutën e fundit golin që përmbysi gjtihcka në favor të “Gjelave” 2-3 dhe i dha shansin që të shkojnë në përballjen finale me Spanjën.

Trajneri Didier Deschamps në deklaratat e tij pas ndeshjes sigurisht vëmendjen ja mori finalja e së dielës.

“Shumë mendonin për një finale Itali-Belgjikë. Belgët zënë vendin e parë në renditjen e FIFA-s prej shumë vitesh, ndërsa ne jemi më poshtë. Spanja tregoi forcën e saj kundër Italisë, që luftoi fort edhe me 10 lojtarë. E njoh mirë kombëtaren spanjolle dhe do të na bëjë të vrapojmë. Kemi tre ditë kohë për të rikuperuar dhe për të synuar trofeun në finale”, u shpreh Deschamps.

Franca luan finalen me Spanjën të dielën me 10 tetor, në ora 20:45 në një ndeshje që do të zhvillohet në stadiumin e Milanos.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 8 Tetor 2021, 08:45

Kuqezinjtë e Kombëtares, sot drejt Hungarisë…

TIRANE – Kuqezinjtë e Shqipërisë janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Hungarisë, ku të shtunën në mbrëmje do të zhvillojnë ndeshjen e saj të radhës, por shu...