Politike

VIDEO- Vendimi i Qeverisë për anulimin e investimeve për KESH, OSHEE dhe OST, Basha: Kopjuan pikën 5 të planit tim

8 Tetor 2021, 12:36 Nga DOSJA
VIDEO- Vendimi i Qeverisë për anulimin e investimeve për KESH,

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ishte në konferencën për gazetarët në momentin që u bë publike në media vendimi i qeverisë për emergjencën e furnizimit të energjisë elektrike. Ishte deputetja e Partisë, Jorida Tabaku ajo e cila ndërpreu konferencën duke u shprehur se në vendimin e qeverisë, pika 5 është kopjuar nga ata. Më pas dhe kryedemokrati deklaroi se pika 5 ishte kopje duke shtuar më tej se dhe kur kopjojnë nuk e bëjnë mirë. Por, sipas Bashës asnjë nga pikat nuk do të realizohet pasi janë mashtrime dhe iluzione.


Meqë ra fjala se tani paska ardhur dhe lajmi, se këta kopjojnë dhe kur kopjojnë, nuk e bëjnë. Të ndalësh shpenzimet luksoze të tyre do të thotë tu biesh me shkelm njerëzve si Ard Çela që çojnë valixhen lart e më lart dhe për këtë arsye janë aty ku janë. Janë mashtrime, mos kini iluzione.‘- u shpreh Basha.

Në pikën 5 të planit të qeverisë për përballimin e krizës energjitike thuhej se gjendja e emergjencës do të zgjaste deri në 15 prill 2022.

‘Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 15 prill 2022.’

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike basha me gazetaret 8 tetor 2021 basha me gazetaret 8 tetor 2021

Sondazh

Poll