Sport

15 milion euro besnikëria ndaj Barçës, një nga klauzolat e çmendura që sollën rrënimin e katalanasve

8 Tetor 2021, 08:55 Nga DOSJA
15 milion euro besnikëria ndaj Barçës, një nga klauzolat e

SPANJE – Situata kaotike e Barcelonës dhe kriza që e ka përfshirë ka patur një fillesë dhe dalngadalë mediat po mundohen ta zbulojnë ditë pas dite.

Së fundmi mediat katalanase kanë zbuluar një tjeëtr pikë të dobët të menaxhimit të skuadrës nga ish-presidetni Bartomeu. Sipas tyre në kontratat e futbollistëve, sidomos kur firmosej rinovimi, përfshiheshim premio të shumta që bazë të disa arritjeve sportive, lehtësisht të realizueshme.

11 milionë euro shpërblim në luan të paktën gjysmën e ndeshjeve të një sezoni, një milion e dyqind mijë euro më shumë për kalimin e fazës së grupeve të Championsit, tre milionë e gjashtëqind mijë në fiton “tripletën”, apo 15 milionë premio vetëm sespe i qëndron besnik klubit.. janë vetëm disa nga paradokset që në kontratat që u ofronte Bartomeu lojtarëve kryesorë kur rinovuan marrëveshjet.

Pikërisht këto kontrata të fryra me shpërblime të ndryshme shpjegojnë hendekun në masën e pagave të klubit “blaugrana”, që shefi ekzekutiv i klubit, Ferran Reverter, shpjegoi të mërkurën e kaluar.

Një medie katalane shpjegoi në detaje kontratat e dy futbollistëve, të cilëve nuk u zbuloi emrat, por që ilustrojnë fryrjen e pakuptimtë të pagave me shpërblime të lehta për t’i fituar.

Kështu, në njërën nga kontratat e zbuluara, u specifikua se për të qëndruar në klub në sezonin 20-21, futbollisti do të përfitonte 6.7 milionë euro për besnikëri. Nëse do të vazhdonte në skuadër edhe sezonin tjetër (2021-2022), do të shpërblehet me 2.8 milionë euro dhe me 5.6 milionë nëse qëndron edhe sezonin e ardhshëm. Gjithë këto shpërblime edhe pse ka një pagë prej 13.5 milionë eurosh në sezon.

Por ka edhe më shumë: duke luajtur të paktën gjysmën e ndeshjeve të sezonit, futbollisti në fjalë do të merrte 2 milionë më shumë në sezon në vitin e tij të parë pas rinovimit. Kjo përqindje e ndeshjeve u ul me kalimin e kohës, duke arritur në 35% të ndeshjeve të luajtura në vitin e fundit të kontratës së tij.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll

Sport 8 Tetor 2021, 08:45

Kuqezinjtë e Kombëtares, sot drejt Hungarisë…

TIRANE – Kuqezinjtë e Shqipërisë janë nisur mëngjesin e sotëm drejt Hungarisë, ku të shtunën në mbrëmje do të zhvillojnë ndeshjen e saj të radhës, por shu...