Sport

Carlos del Cerro Grande, polici që do të vendosë drejtësi në Hungari-Shqipëri!

7 Tetor 2021, 17:10 Nga DOSJA
Carlos del Cerro Grande, polici që do të vendosë drejtësi

SPANJË-Carlos del thero Grande, është arbitri spanjoll që do të gjykojë takimin mes Hugarisë dhe Shqipërisë e vlefshme për raundin e 7 të Grupit I për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022. UEFA e ka vlerësuar maksimalisht këtë përballje dhe në Budapest ka sjellë një emër të njohur dhe të të gjithë respektit sa i përket arbitrimit në Europë.

Debutimin në La Liga 45-vjeçari e ka bërë në sezonin 2002-2003 dhe që nga ajo kohë madrileni numëron 200 ndeshje në elitën e futbollit spanjoll. Arbitri nuk toleron protestat dhe ndërhyrjet e forta, ndërkohë që është i ashpër në dhënien e kartonave, sidomos sa i përket të verdhave. Plot 1010 të tilla kanë dalë nga xhepi i tij, nëdrsa këtë sezon ka arbitruar vetëm katër ndeshje në La Liga me 22 kartona të verdhë.

Një shifër vërtetë e frikshme! Me kartonat e kuq është më i rezervuar me 23. I fundit që e pësoi ishte trajneri i Barcelonës Ronald Koeman në takimin ndaj Cadiz më 23 shtator, ku për shkak protestash holandezi e pësoi duke u dënuar me dy ndeshje për të mos qenë në stol.

Debutimin në Europë, Carlos del thero Grande e ka bërë në vitin 2013 në takimin Skoci-Gjeorgji për U-19, ndërsa që nga ajo kohë karriera e tij ka njohur vetëm rritje duke arbitruar në Ligën e Kombeve, Champions dhe Europa League, ndërkohë që arritja më e madhe mund të konsiderohet Euro 2020 ku spanjolli arbitroi dy takime si Francë-Gjermani dhe Kroaci-Çeki.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport carlos del thero grande hungaria shqiperia carlos del thero grande hungaria shqiperia

Sondazh

Poll