Politike

VIDEO- REVOLTOHET Manastirliu: Hera e fundit që flas për fatalitetet! Bardhi: Je mësuar të gënjesh

7 Tetor 2021, 11:14 Nga DOSJA
VIDEO- REVOLTOHET Manastirliu: Hera e fundit që flas për fatalitetet!

TIRANË– Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe deputeti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi u përplasën për përqindjen e vaksinimit me një dozë të qytetarëve shqiptarë. Manastirliu deklaroi se kjo do ishte hera e fundit që do fliste për fatalitetet, duke vijuar më pas me akuzat se opozita po i bën thirrje qytetarëve që të mos vaksinohen. Bardhi nga vendi, u shpreh se të gjitha deklarata e thëna nga Manastirliu ishin gënjeshtra, pasi nuk ka thënë shifrat e sakta të vaksinimit të qytetarëve.


Manastirliu: Flisni dhe përdorni shumë për fatalitetet,është hera e fundit që flas. Se kjo duhet të na bëjë sensibël, kur thuhet nga kjo foltore se vaksinat që vijnë në Shqipëri janë pa certifikuara, është alarmante është turp. Është nxitje ndaj qytetarëve që të mos vaksinohen. është absurde, e frikshme. Meqe thatë se Shqipëria mban vendin e parë kampion, numrin mesasatar të fataliteteve,  ja ku është Shqipëria. Ka disa të dhëna OBSH që tregon përqindjen e vaksinimit, ajo e ka Shqipërinë me këto nivele, dhe ja ku jemi në ne mësin e vendeve të tjera. Opozta po bën kundrapedalin, këta këtu i thonë shqiptarëve mos u vaksinoni se ky vend nuk ka asgjë.

Bardhi: Ministre je mësuar të gënjesh. Kam qenë prezent në Komisionin e Ligjeve ku secili prej deputetëve të opozitës që ka marrë fjalën, u ka bërë thirrje qytetarëve për t’u vaksinuar. Duke dhënë edhe shembullin personal të deputetëve të opozitës të cilët janë të vaksinuar. Dhe sapo konfirmove me shifrat, edhe pse na akuzove ne që gënjejmë, në fakt konfirmove shifrat tona. 28% janë qytetarët që janë vaksinuar me të dyja dozat. Jo 36% sa gënjeve ti. Të gjitha komisionet parlamentare, duke filluar nga komisioni i shëndetësisë, deri tek komisioni i Ligjeve. Erdhe këtu dhe pranove shifrat zyrtare që janë 28%. Jo siç i kishe gënjyer deri në atë moment qytetarët. Zonja akuzoi opozitën me gënjeshtra dhe më pas konfirmoi shifrat tona, që kishte gënjyer Kuvendin e Shqipërisë. Ishin 28% dhe jemi vendi i parafundit në rajon, na ka kaluar Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, të gjitha vendet e rajonit me përjashtim të Bosnje Hercegovinës. Hajde jep llogari aty pse jemi të parafundit në rajon dhe pastaj akuzo me të pavërteta opozitën. Faleminderit!

VIDEO-LIVE/ Mblidhet Kuvendi, debate për rritjen e çmimeve, Basha: Trinomi varfëri-terror propagandë ka mbuluar shqiptarët! Rama: Kriza s’varet nga ne, ju s’drejtoni dot veten tuaj, jo më Shqipërinë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike gazmend bardhi ogerta manastirliu seance plenare 7 tetor 2021 gazmend bardhi ogerta manastirliu seance plenare 7 tetor 2021

Sondazh

Poll