Politike

VIDEO- “Kush është pengu?”/ Rama i përgjigjet opozitës: Hallin tuaj s’ua zgjidh dot, shqiptarët sot e ble

7 Tetor 2021, 09:21 Nga DOSJA
VIDEO- “Kush është pengu?”/ Rama i përgjigjet

TIRANE– Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur opozitës në Kuvend pas debatit për rritjen e çmimeve. Rama tha se Partia Demokratike ka një problem shumë të madh që sipas tij është gara “për pengun dhe pengmarrësin”. Rama tha se Shqipëria sot paguan naftë me çmim më të lirë krahasuar me 8 vite më parë kur në pushtet ishte Partia Demokratike. Deputetët e PD e ndërprenë disa herë nga vendi, pasi kryeministri i krahasoi me “mbeturinat e partisë së punës”.


Debati në Kuvend: 

Edi Rama: Ju jeni në garë se kush është pengu e kush është pengmarrësi. I njëjti refren. Kryefjala e shqetësimit në BE është çfarë mund të bëjmë së bashkui për të kaluar furtunën e krizës. Ju të gjitha palët, si pengu dhe pengmarrësi i thoni shqiptarëve se Shqipëria s’ka lidhje me krizën, Shqipëria ka ujë… Po thatësirë a ka Shqipëria? Ju i thoni shqiptarëve se fatura e energjisë në Shqipëri është më e lartë në rajon.

(përgjigjet Luçiano Boçi pa mikrofon).
Rama qesh

Edi Rama:Kemi vendosur të kalojmë nga ekonomia e centralizuar, jemi në lirinë e tregut kapitalist dhe rritja e çmimeve në bursë, qoftë naftë apo miell nuk pyet as se Spanja ka më shumë as se Shqipëria ka më pak. Ju, partia e qendrës së djathtë, ju partia e liberalizimit të tregut. Për ju, po të mos ju njohësh mendon se jeni mbeturina të partisë së punës. Konceptet tuaja janë mbeturina të sistemit të vjetër.

(debate nga opozita). 

Edi Rama: Më thoni, nuk është argument e shara apo e bërtitura nga vendi, unë nuk ofendoj askënd. Me respekt këtu dëgjojmë të shara para e mbrapa. Që tek të sharat për zonjën atje e rreth e rrotull. Unë hallin tuaj s’ua zgjidh dot. Më thoni, me taksën e karbonit brenda, a ishte nafta më lirë nga dita kur ju e latë qeverinë? Tabelat, shihni tabelat. Shkoni dhe merrni tabelën. Sa e blenin shqiptarët energjinë kur ju ishit ende në qeveri.

Do e bëjmë këtë marrëveshje që kur flet njëri, të tjerët dëgjojnë, siç ju dëgjojmë ne? Edhe pse s’thoni asgjë. Unë e kam fare të lehtë, ju lë të flisni dhe iki se kam shumë punë të tjera. Jo nuk e kam për detyrë, vij këtu për respekt. A ka mundësi ta bëjmë këtë marrëveshje? Kur flasim, dëgjojmë. Unë po ju them shifra.

Lajmi kryesor:VIDEO-LIVE/ Mblidhet Kuvendi, debate për rritjen e çmimeve, Basha: Trinomi varfëri-terror propagandë ka mbuluar shqiptarët! Rama: Kriza s’varet nga ne, ju s’drejtoni dot veten tuaj, jo më Shqipërinë

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama seanca plenare 7 tetor 2021 edi rama seanca plenare 7 tetor 2021

Sondazh

Poll