Politike

VIDEO- Ulja e varfërisë/ Ahmetaj: Beteja fillon çdo ditë, bëhet me refoma jo me klithma

7 Tetor 2021, 10:11 Nga DOSJA
VIDEO- Ulja e varfërisë/ Ahmetaj: Beteja fillon çdo ditë,

TIRANË-Zëvendës ministri Arben Ahmetaj deklaroi ditën e sotme në seancën e sotme të Kuvendit të Shqipërisë se kushdo që jep opinione dhe ide për ekonominë duhet t’i ketë të bazuara në fakte. Ai ndau raportin që u bë publik ditën e djeshme nga Banka e Shqipërisë, duke thënë se trendi i uljes së varfërisë do të jetë në ulje.

‘Ekonomia nuk është opinione, është fakte dhe besoj se na bëjnë mirë që ti referohemi dhe për të korrigjuar veten dhe politikat aty ku mund të mos kenë shkuar mirë. Kur japim ide duhet ti referohemi statistikave, janë duke vendosur në kontekst atë që po ndodh në një ekonomi të hapur. Për ata që janë të interesuar kam sjellë raportin e fundit të Bankës Botërore, disa raporte kanë referenca të mira, kritikuese e cila është gjëja më normale në botë. Ajo thotë se ekonomia shqiptare tregon trend inkurajues, procesi i vaksinimit, i mungesës së lockdoën, të udhëhequra nga turizmi dhe ndërtimi. Nëse do vazhdoj sërish në punësim, trendi i uljes së varfërisë do të vazhdojë siç është treguar në tabelë, konsumi privat është rritur rekord. Një e dhënë tjetër, ajo që ka të bëjë me rritjen e kapitalit bruto. A ka ndonjë sipërmarrës në botë, jo e jo në Shqipëri, që do investojë nëse nuk ka besim te ekonomia e vendit. Numri i sipërmarrjeve të vogal është rritur, patjetër se i kemi bërë taksat 0. Mund të bëjmë dhe debatin po bëni ekonomi rozë, a duhet të vazhdojmë reformat, normalisht po. Për sa i përket pjesës së ekonomisë, do ju them një shifër tjetër, secili nga ju për shkak të profesionalizmit, që shpesh shtrembëroheni, ka të bëjë me post Covid. Ja ku e thotë dhe trendin e uljes së varfërisë, është filluar me 32.4%, po flas për trendin, beteja fillon çdo ditë, me reforma dhe jo me klithma. Sot ka zbritur në 30.8%. Sigurisht që debatet kanë vendin e tyre, në finale pastaj gjykojnë me mbështetje dhe me vota.’-u shpreh Ahmetaj.

VIDEO-LIVE/ Mblidhet Kuvendi, debate për rritjen e çmimeve, Basha: Trinomi varfëri-terror propagandë ka mbuluar shqiptarët! Rama: Kriza s’varet nga ne, ju s’drejtoni dot veten tuaj, jo më Shqipërinë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike arben ahmetaj seance plenare 7 tetor 2021 arben ahmetaj seance plenare 7 tetor 2021

Sondazh

Poll