Politike

VIDEO- ‘Do jem avokate e opozitës’/ Tabaku i kthehet Nikollës: Nuk ju bën nder të dilni të qarraviteni në ekra

7 Tetor 2021, 10:37 Nga DOSJA
VIDEO- ‘Do jem avokate e opozitës’/ Tabaku i kthehet

TIRANË– Ditën e sotme, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku i përmendi gjatë Kuvendit, Lindita Nikollës deklaratën që ka thënë ditë më parë për opozitën në një emision televiziv. Kryetarja e Kuvendit debatoi me Tabakun për minutazhin e kohës në foltore. Deputetja e PD-së i përmendi deklaratën e saj duke i thënë se nuk i bën nder që të dalë në ekrane dhe të qarravitet por të tregojë nderin që do ti bëjë opozitës në Kuvend.

‘Do jem avokate e opozitës që të dëgjohet në parlament. Parlamentin ta kthejmë një pasuri për publikun.’-është shprehur në një intervistë ditë më parë kryetarja e Kuvendit.


DEBATI:

Nikolla: Zonja Tabaku jeni për proçedurë?

Tabaku: Po, si Ahmetaj.

Nikolla: Ahmetaj nuk ishte për proçedurë, ministrat sa herë e kërkojnë fjalën e marrin.

Tabaku: Nuk ju bën nder të dilni të qarraviteni në ekranet e TV se çfarë do të bëni për opozitën, nder do bëni këtu se çfarë do bëni për opozitën. Jam grua, kryetare komisioni, është hera e tretë që e bëni këtë, më lejoni të flas. Dëgjuam të pavërteta dhe shtrembërime por jo që shqiptarët u hoqën nga puna.  Në 9 mars qeveria u zhduk për katër javë, i lanë në mëshirë dhe rrinë këtu krenohen se dhanë tre paga dhe rënia ekonomike u ul. Fondi i garancisë iu dha konçensionarëve, ia dhatë atij që ka vënë traun, ndërkohë që sot buxheti nuk është në shërbim as të qytetarëve. Varfëria ka qënë 36% përpara krizës, janë fakte të prodhuara nga ju, besoj i lexoni që të gjithë. Bujqësia ka rënie të prodhimit. 120 milionë të tjera u dhanë për rindërtimin, rritja artificiale janë vetëm pagesat që u dhanë ditën e zgjedhjeve. Ka një rritje të çmimeve me 30% dhe del ministri që thotë që shumë mirë bënë që nuk morën gjobë kompanitë, mbron biznesin dhe jo qytetarët.

VIDEO-LIVE/ Mblidhet Kuvendi, debate për rritjen e çmimeve, Basha: Trinomi varfëri-terror propagandë ka mbuluar shqiptarët! Rama: Kriza s’varet nga ne, ju s’drejtoni dot veten tuaj, jo më Shqipërinë

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike jorida tabaku lindita nikolla jorida tabaku lindita nikolla

Sondazh

Poll