Politike

VIDEO- Braçe ia numëron minutat Bashës në Kuvend: Fole 33 minuta, pretendon se je udhëheqës, nuk shkon!

7 Tetor 2021, 10:01 Nga DOSJA
VIDEO- Braçe ia numëron minutat Bashës në Kuvend: Fole 33

TIRANË– Ish-zëvendës kryeministri i vendit, Erion Braçe i përmendi kryedemokratit Lulzim Basha minutat që mori gjatë ditës së sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Sipas Braçes, Basha nëse pretendon që të jetë një udhëheqës, duhet së paku të kishte dhënë një mesazh për t’u vaksinuar.


E nderuar kryetare dhe kolegë. Rendi i ditës nuk ka të bëjë me paratë por me shëndetin. Unë dua të besoj se sot ka dashur që të përcjellë këtë mesazh për qytetarët. Tabelat këtu thonë vaksinohuni, marrëveshja është për vaksinën. Paratë në këtë rast janë për një gjë, për të sjellë në vëmendje, dy fakte, që kjo qeveri nuk i ka kursyer asnjë sekond paratë për të siguruar vaksinat për qytetarët dhe e dyta nuk ka një ditë, që nga janari e deri tani që qytetarëve t’ju jetë e mohuar e drejta pë vaksinim. Të flasësh 18 minuta një herë, pastaj 3 minuta, pastaj 2 të tjera dhe pastaj 33  minuta dhe të pretendosh se je udhëheqës dhe të mos përcjellësh asnjë mesazh, kjo nuk shkon. Ta vazhdosh muhabetin e parave kur thelbi është shëndeti dhe vaksina nuk shkon. Të ngrihesh dhe të thuash të pavërteta këtu, nuk shkon. Se iu referuam këtu pafund pafund, anketës së buxhetit të familjes.‘- u shpreh Braçe.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike erion brace seance plenare 7 tetor 2021 erion brace seance plenare 7 tetor 2021

Sondazh

Poll