Politike

VIDEO- “Mbeturinat e partisë së punës”, Alizoti: Rama bridhte në Bllok me çorape të kuqe kur ne ishim në burgjet e Sp

7 Tetor 2021, 10:47 Nga DOSJA
VIDEO- “Mbeturinat e partisë së punës”, Alizoti: Rama

TIRANË– Deputeti Tomor Alizoti është revoltuar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili Opozitën e ka konsideruar mbeturinë të Partisë së Punës. Jashtë Kuvendit, Alizoti tha se është prekur nga kjo deklaratë e Ramës, pasi sipas tij, kryeministri është njeriu i fundit që mund të flasë për moral.

Sipas Alizotit, Rama është një pinjoll i Partisë së Punës. Ai tha se kur anëtarët e Partisë Demokratike ishin në burgje për shkak të komunizmit, Rama shijonte jetën luksoze, pikturonte dhe ‘brishte’ në Bllok me çorape të kuqe.


“Dua të komentoj një deklaratë të kryeministrit, që Partia Demokratike ka marrë tiparet e partisë së punës mund të qëndrojnë shumë gjëra, mund të thotë shumë gjëra…por, i biri i një xhelati, pjesë e një familjes së Bllokut, kur unë dhe shumë të tjerë bridhnim nëpër burgjet e Spaçit, ai ishte në rrugët e Bllokut me çorape të kuqe e bënte vizatime. Kjo që tha sot, ai foli për veten e tij, partia e Punës është ai, kur në bridhnim ai shijonte lukset. Gjatë kohës që flasim bashkë ai nuk është në parlament. Partia e Punës është Rama, ai sot foli për veten. Më ngacmoi fjala e tij ngaqë ai është i vetmi që nuk mund ta flasë për moral. Është i vetmi individ që i dalin shokët nëpër televizione dhe i bëjnë moral. Unë flas si Alizot dhe si pjesë e PD-së. shqipëria nuk duhet të reshtë së protestueri. Sfida kryesore është uria,”- tha Alizoti ndër të tjera.

LAJM KRYESORE:VIDEO-LIVE/ Mblidhet Kuvendi, debate për rritjen e çmimeve, Basha: Trinomi varfëri-terror propagandë ka mbuluar shqiptarët! Rama: Kriza s’varet nga ne, ju s’drejtoni dot veten tuaj, jo më Shqipërinë

(f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike seance plenare 7 tetor 2021 tomor alizoti seance plenare 7 tetor 2021 tomor alizoti

Sondazh

Poll