Bota

Abuzimet e 330 mijë fëmijëve nga Kisha Katolike në Francë, Papa Françesku: Është turp i yni

7 Tetor 2021, 08:03 Nga DOSJA
Abuzimet e 330 mijë fëmijëve nga Kisha Katolike në

VATIKAN- Papa Françesku ka shprehur shqetësimin e tij nga dështimi i kishës katolike për tu marrë me priftërinjtë pedofilë në Francë. The Guardian shkruan se pasi raporti zbuloi se të paktën 330,000 fëmijë u abuzuan seksualisht nga klerikët dhe anëtarët laikë të institucioneve të kishës në Francë gjatë 70 viteve të fundit, Papa ngushëlloi viktimat për traumën që ata përjetuan. Ai u shpreh se kjo ngjarje është turp i të gjithëve.

“Ka, për fat të keq, një numër të konsiderueshëm. Unë do të doja t’i shprehja viktimave ngushëllimin dhe dhimbjen time për traumën që ata pësuan. Është turpi im, turpi ynë, për paaftësinë e kishës në një kohë të gjatë për ta vënë këtë në qendër të shqetësimeve të saj,” tha Papa.

Raporti tronditës mbi Kishën Katolike në Francë doli disa ditë më parë. Sipas raportit, mbi 330 mijë fëmijë janë abuzuar seksualisht që nga viti 1950 nga më shumë se 2,500 priftërinj dhe klerikë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota kisha katolike franceze papa françesku skandali i kishës katolike franceze kisha katolike franceze papa françesku skandali i kishës katolike franceze

Sondazh

Poll