Sport

Fërshëllima kundër Donnarummas dhe kore anti-Milan, tifozët “vrasin” Italinë pas 37 ndeshjeve pa humbje, Spanja

6 Tetor 2021, 21:00 Nga DOSJA
Fërshëllima kundër Donnarummas dhe kore anti-Milan, tifozët

ITALI-Italia mundet pas 37 ndeshjeve pa humbje. Në gjysmëfinalen e Nations League, kampionët e Europës humbasin 1-2 nga Spanja. Një ndeshje që u luajt në “San Siro” ku tifozët e Milanit ende nuk e kanë falur Donnarumman për largimin dhe sa herë që portieri prekte topin nisnin fërshëllimat, ndërkohë në një pjesë të tribunës u dëgjonin edhe kore anti-Milan duke krijuar një situatë surreale në tempullin e Milanos.

Do të ishin iberikët që do të kalonin të parët në avantazh, kur në minutën e 17′ krosimi perfekt i Oyarzabal u shfrytëzua nga Ferran Torres, i cili nuk fali brenda zonës. Pak minuta më pas Spanja iu afrua edhe golit të dytë me Alonson, teksa portierit Donnarumma i shpëtoi topi nga duart dhe u ndal në shtyllë. Telashet nuk përfunduan për Italinë, kur Bonucci do të merrte kartonin e dytë të verdhë në minutën e 42′ duke lënë Italinë me 10 lojtarë, ndërsa në shtesë pas një aksioni perfekt Ferran Torres realizoi edhe golin e dytë. Me një lojtar më pak për Italinë u bë edhe më e vështirë, edhe pse shpresoi deri në fund.

Ndonëse në inferioritet numerik, Italia ia doli të shkurtonte diferencën në 2-1 me Pellegrinin, i shërbyer nga Federico Chiesa. Emocionuese minutat e fundit, por nuk pati më ndryshim rezultati, me Spanjën që pret të njohë finalisten tjetër të edicionit të dytë të Nations League, që do të dalë nga çifti Francë-Belgjikë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport italia nations league spanja italia nations league spanja

Sondazh

Poll