Bota

NATO dëbon tetë pjesëtarë të misionit rus, premtohet hakmarrje

7 Tetor 2021, 05:50 Nga DOSJA
NATO dëbon tetë pjesëtarë të misionit rus, premtohet

TIRANË– Tetë anëtarë të misionit rus pranë aleancës ushtarake të NATO-s janë dëbuar pas dyshimeve se punonin në fshehtësi si agjentë të zbulimit. Reuters shkruan se të dëbuarit, sipas një zyrtari të NATO-s ishin punonjës të padeklaruar të inteligjencës ruse.

NATO-ja tha gjithashtu se do të shkurtojë numrin e vendeve që organizata i akrediton Rusisë. Aleanca nuk ka dhënë shpjegime lidhur me vendimin që futet në fuqi në fund të tetorit.

“Mund të konfirmojmë se kemi tërhequr akreditimin e tetë anëtarëve të misionit rus në NATO, të cilët ishin punonjës të padeklaruar të inteligjencës ruse”, tha një zyrtar i NATO-s. Politika e NATO-s ndaj Rusisë mbetet konsistente. Kemi forcuar masat përmbajtëse dhe mbrojtjen në përgjigje të veprimeve agresive të Rusisë, ndërsa në të njëjtën kohë ne mbetemi të hapur për një dialog kuptimplotë,”- tha zyrtari. 

Nga ana tjetër deputeti rus Leonid Slutsky, kreu i komisionit të çështjeve ndërkombëtare të dhomës së ulët të parlamentit, tha se Moska do të hakmerrej, por nuk dha detaje.

Agjencia ruse e lajmeve Interfax shkruan se marrëdhëniet NATO-Rusi janë përkeqësuar në mënyrë të vazhdueshme që kur Moska aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014. NATO-ja dhe Rusia gjithashtu nuk pajtohen për çështje të tilla si zhvillimi i raketave bërthamore ruse dhe shkelja e hapësirës ajrore të NATO-s.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota nato debon 8 ruse nato debon 8 ruse

Sondazh

Poll