Ish-krerët e UÇK-së kërkojnë mbrojtje në liri, Policia e Kosovës premton t’i “ruajë shpinën”
6 Tetor 2021, 19:25Nga DOSJA
KOSOVË – Policia e Kosovës është shprehur e gatshme të zbatojë urdhrat nga Dhomat e Specializuara që veprojnë në Hagë, nëse një gjë e tillë i kërkohet. Kështu thuhet në një përgjigje të PK-së për Gazetën Express, pasi dje në media u raportua se Policia e Kosovës nuk dha garanci të mjaftueshme për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së në Hagë.
“Policia e Kosovës është e përkushtuar të përmbushë të gjitha obligimet ligjore sipas mandatit të saj dhe ka të gjitha kapacitetet të përmbushë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë, sipas kërkesës nga zyra e prokurorit, gjykata apo dhomat e specializuara”, thuhet në përgjigjen e policisë.
Policia thekson se “është në gjendje të zbatojë në të gjitha aspektet në praktikë urdhrat ose kërkesat nga dhomat e specializuara të Kosovës, nëse një gjë e tillë kërkohet nga Policia e Kosovës”.
“Pjesë e detyrave dhe e funksionimit tonë të rregulltë, është mbikqyrja e implementimit të kushteve të vendosura për lirimin e përkohshëm të personave të akuzuar, në pritje të procesit gjyqësor”, përfundon përgjigja e tyre.
Avokatët e ish-krerëve të UÇK-së që po qëndrojnë në paraburgim në Hagë kanë kërkuar që të akuzuarit të mbrohen në liri dhe për këtë iu janë drejtuar Policisë së Kosovës për t’i ofruar “garanci”.
Express mëson se Policia e Kosovës edhe më parë është përgjigjur në mënyrë pozitive ndaj kërkesës së adresuar nga palët mbrojtese. Jozyrtarisht, nga PK kanë thënë se është shprehur e gatshme për zbatimin e urdhrave të Gjykatës Speciale, por një gjë e tillë nuk i është kërkuar akoma policisë.
SLLOVENI– Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel foli për takimin e mbajtur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksa...
KOSOVË – Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme një qytetar në Prishtinë, i cili shtirej sikur zotëronte postin zyrtar të ministrit dhe ka kërk...
SHBA – Kompania Facebook është sërish në qendër të debateve. Një raport i fundit nga gazeta “Wall Street Journal” nxjerr në pah informacione të brendshme ...
NATO konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se madhësia e misionit të Rusisë në aleancë është përgjysmuar, pas zbulimit se tetë anëtarë të ekipit diplomatik rus u p...
SHBA – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të martën në Paris me Presidentin francez Emmanuel Macron për herë të parë që kur Franca tha se...
KOSOVË – Donika Elshani, në të 20-at e saj, i ka përfunduar studimet master për Menaxhim të Krizave dhe Sigurisë në Universitetin Leiden në Holandë.P...
ARABI SAUDITE – Gjetja e tmerrshme u zbulua në një rrjet të madh nëntokësor tunelesh të quajtur Umm Jirsan, në Arabinë Saudite nga disa studiues dhe hien...
SHBA– Bill Gates ka rënë në pozicionin më të ulët në listën e përsonave më të pasur të botës në këto 30 vite, pas divorcit me ish-gruan Melinda Gates. Koh...