Bota

I hyri në shtëpi, e moshuara në Greqi rreh me shkop grabitësin

6 Tetor 2021, 20:02 Nga DOSJA
I hyri në shtëpi, e moshuara në Greqi rreh me shkop

GREQI– Një e moshuar në Greqi, u përball 5 herë brenda 3 muajve me hajdutë që tentuan të hynin në shtëpinë e saj, por këtë herë, 87-vjeçarja vendosi të mos qëndronte duarkryq. Sipas mediave greke, ajo akuzohet tani se ka shkaktuar dëmtime serioze fizike ndaj një personi që tentoi të hynte në shtëpinë e saj, pasi e goditi atë me shkop në fytyrë. E moshuara tha se ndodhej në kuzhinën e saj pasditen e së hënës, kur pa papritur pa një burrë të hynte nga dera. Ajo theksoi se grabitësi kishte hyrë edhe herë të tjera në shtëpinë e saj duke kërkuar para dhe bizhuteri.

87-vjeçarja rrëfeu se e qëlloi atë me shkopin që kishte në kuzhinë dhe ai u largua menjëherë pas sulmit. Ajo tha se njoftoi policinë, që bëri të mundur arrestimin e burrit i cili pritet të shfaqet përballë organeve të drejtësisë. Në të njëjtën kohë, është ngritur një hetim edhe ndaj të moshuarës për dëmin e rrezikshëm që i shkaktoi grabitësit, gjë për të cilën ajo u shpreh e gatshme të shkonte në burg.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni e moshuara rreh grabitesin e moshuara rreh grabitesin

Sondazh

Poll

Bota 6 Tetor 2021, 18:44

Tornadoja godet Siçilinë, disa të plagosur

ITALI – Një tornado e fuqishme ka goditur Siçilinë, në Itali dhe një nga situatat më kritike paraqitet në komunën e Katanjas ku ka disa të plagosur...