Bota

“Jam ministër”/ Policia arreston mashtruesin e Prishtinës: Ta zgjidh unë hallin e pronave!

6 Tetor 2021, 19:13 Nga DOSJA
“Jam ministër”/ Policia arreston mashtruesin e Prishtinës:

KOSOVË – Policia e Kosovës ka arrestuar ditën e sotme një qytetar në Prishtinë, i cili shtirej sikur zotëronte postin zyrtar të ministrit dhe ka kërkuar shuma të mëdha parash nga dy persona për t’ju “zgjidhur” hallin.

Personi me iniciale R.B është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer veprat penale si “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, “Mashtrimi“ dhe Falsifikimi i dokumenteve”. Policia ka shkuar për kontroll në banesën e tij ku i kanë gjetur edhe dokumenta të flasifikuara me të cilat gënjente qytetarët. Ai u kishte kërkuar shuma shumë të mëdha dy qytetarëve me pretekstin se do u zgjidhte konfliktin pronësor që kishin.

Ky nuk ishte rasti i parë që ky person akuzohej për mashtrim dhe falsifikim dokumentash pasi pas arrestimit policia zbuloi se ai dënuar më parë nga gjykata me 10 muaj burg për të njëjtat arsye.

“Gjatë realizimit kontrollit të banesës së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi të cilat do të përdoren si prova në procedurë penale. I lartcekuri dyshohet se është prezantuar rrejshëm si person zyrtar (ministër) dhe me këtë prezantim të rremë ka kërkuar nga dy persona një shumë të parave në mënyrë që t’iu ndihmoj në një çështje pronësore. Po ashtu gjatë hetimit ndaj të dyshuarit janë siguruar dëshmi për përfshirjen e tij në falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

diaspora diaspora kosovari shtirej si minister kosove policia arreston qytetarin per mashtrim kosovari shtirej si minister kosove policia arreston qytetarin per mashtrim

Sondazh

Poll

Bota 6 Tetor 2021, 18:44

Tornadoja godet Siçilinë, disa të plagosur

ITALI – Një tornado e fuqishme ka goditur Siçilinë, në Itali dhe një nga situatat më kritike paraqitet në komunën e Katanjas ku ka disa të plagosur...