Bota

Takimi me Kurtin e Vuçiçin, flet Merkel: Diskutuam për zgjidhjen e problemit, Procesi i Berlinit pati efekt pozitiv

6 Tetor 2021, 19:17 Nga DOSJA
Takimi me Kurtin e Vuçiçin, flet Merkel: Diskutuam për

SLLOVENI– Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel foli për takimin e mbajtur sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në të cilin qe prezent edhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Sipas raportimeve të mediave, ajo tha se diskutoi me liderët e Kosovës e Serbisë, në lidhje me tensionet e shkaktuara së fundmi dhe zgjidhjen e ketyre problemeve. Merkel theksoi se Procesi i Berlinit, pati efekt pozitiv në bashkëpunimin rajonal në Ballkan dhe zbuloi se pjesëmarrësit në samitin BE-BP, ranë dakord se vendet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Europës, por shtoi se nuk e mbështet dhëniën e një date të caktuar për pranimin e tyre në BE.

“Është e vështirë, por ka një përparim të vogël. Unë nuk e kam mbështetur idenë për t’ua dhënë vendeve të Ballkanit Perëndimor një datë të caktuar për pranimin e tyre në Bashkimin Evropian. Unë me të vërtetë nuk besoj në caktimin e një date, por besoj në përmbushjen e premtimeve tona. Pasi të përmbushen kushtet, pranimi mund të realizohet,” u shpreh kancelarja.

Kurti tha më herët se së bashku me Merkel, Macron dhe Vuçiç, diskutuan mbi procesin e Berlinit, lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave. Ndërkohë, presidenti serb theksoi Asosacionin e komunave me shumicë serbe, të cilat tha se do të jenë pjesë e diskutimeve në takimin e ardhshëm me kryeministrin e Kosovës.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti aleksander vucic angela merkel emmanuel macron albin kurti aleksander vucic angela merkel emmanuel macron

Sondazh

Poll

Bota 6 Tetor 2021, 18:44

Tornadoja godet Siçilinë, disa të plagosur

ITALI – Një tornado e fuqishme ka goditur Siçilinë, në Itali dhe një nga situatat më kritike paraqitet në komunën e Katanjas ku ka disa të plagosur...