Bota

SHBA mbështet BE-në: Duhet mbajtur “dera” hapur për Balkanin

6 Tetor 2021, 19:56 Nga DOSJA
SHBA mbështet BE-në: Duhet mbajtur “dera” hapur për

SHBA – Zëdhënësi për shtyp i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, ka folur nëpërmjet një postimi në Twitter lidhur me samitin e mbajtur në Slloveni ditën e sotme.

Ai është shprehur i kënaqur me deklaratën e Bashkimit Europian se vendet e Ballkanit do e kenë “derën” të hapur dhe ka thënë se kjo deklaratë  ka peshën kryesore në marrëdhëniet mes tyre.

Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia vazhdojnë të demonstrojnë angazhimin e tyre për reforma. Është e rëndësishme që dera e BE-së të mbahet hapur për ta”, tha Price.

We welcome the @EU’s statement on the western Balkans. Albania, Bosnia-Herzegovina, Kosovo, Montenegro, North Macedonia, and Serbia continue to demonstrate their commitment to reform. It is critical to keep the EU door open for them. https://t.co/siaH1gfnZu

— Ned Price (@StateDeptSpox) October 6, 2021

Bashkimi Evropian mbajti ditën e sotme në Slloveni një samit me përfaqësues të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor që synojnë anëtarësimin në BE.

LAJMI KRYESOR: Samiti i Sllovenisë/ Liderët e BE: Unioni është i paplotë pa Ballkanin, ngërçi me Bullgarinë pengon negociatat. Merkel shuan ‘shpresat’: S’ka datë, plotësoni kushtet!

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota departamenti amerikan i shtetit ned price samiti ne slloveni departamenti amerikan i shtetit ned price samiti ne slloveni

Sondazh

Poll

Bota 6 Tetor 2021, 18:44

Tornadoja godet Siçilinë, disa të plagosur

ITALI – Një tornado e fuqishme ka goditur Siçilinë, në Itali dhe një nga situatat më kritike paraqitet në komunën e Katanjas ku ka disa të plagosur...