Bota

Borrell takohet me Kurtin, iu bën thirrje Kosovës dhe Serbisë të intensifikojnë punën për të arritur marrveshjen përfun

6 Tetor 2021, 19:46 Nga DOSJA
Borrell takohet me Kurtin, iu bën thirrje Kosovës dhe Serbisë

SLLOVENI– Josep Borrell, përfaqësuesi i BE për Politikën e Jashtme, iu ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë një marrëveshje përfundimtare. Përmes një postimi në Twitter ai njoftoi takimin me kryeministrin Albin Kurti në samitin e Brdo, ku shkroi se kanë diskutuar për marrëveshjen e arritur mes dy palëve javën e kaluar në Bruksel.

“Diskutuam marrëveshjen e javës së kaluar në mes të Beogradit dhe Prishtinës me Albin Kurtin, si hap i rëndësishëm që duhet implementuar. I bëj thirrje të dyja palëve që ta intensifikojnë punën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obligative për normalizim të marrëdhënieve me ndërmjetësimin e dialogut nga BE”, shkroi Borrell.

 

Discussed last week’s arrangement between Belgrade & Pristina with @albinkurti – an important step which needs implementation.

I now call on both parties to intensify work on a comprehensive and legally binding agreement normalizing relations within the EU-facilitated #Dialogue pic.twitter.com/IJEh2gEyTA

— Josep Borrell Fontelles (@JosepBorrellF) October 6, 2021

Pas tensioneve të krijuara në veri të, për shkak të reciprocitetit të targave, Kosova dhe Serbia ranë dakord për të respektuar marrëveshjen e arritur në Bruksel, sipas të cilës të dyja palët do të duhet të mbuljnë simbolet shtetërore në targat e tyre me letra ngjitëse.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni albin kurti josep borrell albin kurti josep borrell

Sondazh

Poll

Bota 6 Tetor 2021, 18:44

Tornadoja godet Siçilinë, disa të plagosur

ITALI – Një tornado e fuqishme ka goditur Siçilinë, në Itali dhe një nga situatat më kritike paraqitet në komunën e Katanjas ku ka disa të plagosur...