Bota

Tornadoja godet Siçilinë, disa të plagosur

6 Tetor 2021, 18:44 Nga DOSJA
Tornadoja godet Siçilinë, disa të plagosur

ITALI – Një tornado e fuqishme ka goditur Siçilinë, në Itali dhe një nga situatat më kritike paraqitet në komunën e Katanjas ku ka disa të plagosur dhe shtëpitë kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Përvec dëmeve materiale edhe në biznese të ndryshme,  mediat italiane raportojnë edhe për disa të plagosur ndërkohë që erërat e forta kanë rrëzuar pemët dhe  shtyllat e ndriçimit publik.

Sipas Bashkisë së Katanjas, e cila dha informacionin e parë përmes mediave sociale tha se moti i keq shkaktoi dëme serioze në banesa dhe biznese. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të tregojnë vëmendje maksimale dhe të mos dalin nga shtëpia përveçse për arsye të domosdoshme.

 

Efektet e motit të  keq janë shfaqur edhe në linjat ajrore ku katër fluturime janë devijuar në aeroporte të tjerë, dy prej të cilëve në Palermo dhe një në Bari.

(m.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota katania sicili katania sicili

Sondazh

Poll