Aktualitet

Gjendet trupi i pajetë i një burri në Durrës, policia sqaron detajet

10 Qershor 2019, 13:18 Nga DOSJA
Gjendet trupi i pajetë i një burri në Durrës, policia sqaron

DURRËS- Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit në lagjen numër 13 në zonën e plazhit.

Mësohet se është gjetur trupi i pajetë i një burri rreth 60 vjeç, i veshur me rroba plazhi.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se i ndjeri, endi i paidentifikuar është mbytur, ndërsa nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e tij.

Njoftimi i policisë:

Durrës/
Informacion Paraprak

Më datë 10.06.2019, në lagjen nr.13,Durrës, është gjetur i mbytur një shtetas ende i paidentifikuar, i seksit mashkull, rreth 60 vjeç, 1.60 cm i gjatë dhe i veshur me rroba plazhi ngjyrë blu.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune.

Po punohet për identifikimin e kufomës dhe shkakun e mbytjes.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 1 i mbytur durres kufomë në durrës 1 i mbytur durres kufomë në durrës

Sondazh

Poll