Aktualitet

Shpërtheu me eksploziv banesën e babait dhe rrahu bashkëshorten, arrestohet 35-vjeçari në Vlorë (Emri)

10 Qershor 2019, 12:22 Nga DOSJA
Shpërtheu me eksploziv banesën e babait dhe rrahu bashkëshorten,

VLORË– Një 35-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme pasi ishte shpallur në kërkim.

Dosja.al mëson se 35-vjeçari i identifikuar si Ervis Osmënaj, akuzohet të ketë hedhur shpërthyer me tritol banesën e babait të tij, 61-vjeçarit Frederik Osmënajt më datë 30 mars të këtij viti.

Osmënaj akuzohet gjithashtu edhe të ketë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Mësohet se vjehrra e tij e denoncoi 35-vjeçarin në polici për faktin se i rrihte vajzën.

Gjithashtu, Policia e Vlorës ka arrestuar edhe një 54 vjeçar me inicialet A.J., për “Dhunë në familje”. 54-vjeçari u arrestua në fshatin Novoselë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Njoftim i policisë Vlorë

Zbardhet një tjetër rast i “Shkatërrimit të pronës me eksploziv”.

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim, si i dyshuar për ngjarje me eksploziv në pronën e babait dhe njëkohësisht për dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, Seksioni i Krimeve mbështetur nga shërbimi “Shqiponja” pranë DVP Vlorë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, në zonën e Lungomares kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim E. O., 35 vjeç, banues në Vlorë.

35-vjeçari ka qenë i shpallur në kërkim, pasi në datën 30.03.2019, dyshohet se ka vendosur eksploziv në oborrin e banesës së babait të tij, për motive të dobëta.

Ndaj këtij shtetasi, rëndon edhe një vepër tjetër penale si “Dhuna në familje”, pasi bazuar në kallëzimin e dhënë nga vjehrra e shtetasit E.O, ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së saj më datë 09.03.2019.

Gjithashtu, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe një 54 vjeçar tjetër A.J., për “Dhunë në familje”. Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Novoselë, ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 35 vjecari ne vlore ervis osmenaj frederik osmenaj shperhtu shtepine e te atit me eksploziv arrestohet 35 vjecari ne vlore ervis osmenaj frederik osmenaj shperhtu shtepine e te atit me eksploziv

Sondazh

Poll