Aktualitet

Sekuestrohen tavolina pokeri, para dhe bizhuteri në Tiranë, procedohen dy organizuesit e lojërave të fatit

10 Qershor 2019, 10:27 Nga DOSJA
Sekuestrohen tavolina pokeri, para dhe bizhuteri në Tiranë, procedohen

TIRANË– Dy persona janë proceduar penalisht për vënie në dispozicion të ambjenteve për lojëra fati të palejuara.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku të proceduarit R. N.,32 vjeç, dhe A. S., 55 vjeç, të dy banues në Tiranë, kishin organizuar lojëra fati në dy lokale të ndryshme.

Gjithashtu bëhet me dije se policia ka sekuestruar materialet që ka gjetur në dy lokalet ku është bërë kontrolli.

Janë sekuestruar tavolina pokeri, çelësa automjetesh, telefona të fundit, kompjutera të ndryshëm, bizhuteri, çelësa mjetesh, si dhe vlera monetare.

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet operacioni “Poker”

Goditen dy raste të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Operacioni nga Komisariati i Policisë nr 2.

Procedohen penalisht 2 shtetas për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, kompjuter, monitor, aparate celularë, bizhuteri, çelësa mjetesh dhe vlera monetare.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 2, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në dy lokale të ndryshme zhvillohej në mënyrë të kundërligjshme aktiviteti i lojërave të fatit, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “Poker”, ku si rezultat u proceduan penalisht shtetasit:

– R. N.,32 vjeç, banues në Tiranë.

– A. S., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në rrugën “Irfan Tomini” dhe në rrugën “Ismail Qemali”,  në lokalet nën administrimin e këtyre shtetasve, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri, kompjuter, monitor, aparate celularë, bizhuteri, çelësa mjetesh, si dhe vlera monetare.

Kontrollet kundër aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit do të vijojnë në gjithë qarkun Tiranë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 ose përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital”, çdo veprimtari të tillë të kundërligjshme.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dy te proceduar tavolina pokeri tirane dy te proceduar tavolina pokeri tirane

Sondazh

Poll