Qeveria njofton shpronësimin e “Pallatit me Kuba” në qendër të Tiranës
5 Tetor 2021, 19:06Nga DOSJA
TIRANË – Ministria e Infranstrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku njoftoi më 29 shtator se pallati i arkitektit Maks Velo do të shpronësohet dhe do të kthehet në identitet.
“Bëhet fjalë për një godinë gjashtë katëshe, në udhëkryqin midis rrugës së Dibrës dhe rrugës së Barrikadave, e cila është një godinë e arkitektit Maks Velo”, u shpreh Balluku gjatë fjalës së saj për mediat.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave do të rehabilitohet fasada e asaj ndërtese, do të prishen shtesat e paligjshme dhe do tu jepet mundësia vizitorëve ta shijojnë godinën sic ka qenë në gjenezë.
“Është një vepër arkitekturore që ne e konisderojmë mjaft të rëndësishme dhe që duhet ruajtur” tha ministria Balluku.
Ndër shpronësimet e tjera të miratuara në mbledhjen e qeverisë ishin edhe në unazën lindore të Kavajës, në unazën e Korçës, shpronësimi i një sheshi në fshatin Bogë dhe një pjesë e aksit Tiranë-Elbasan si procedurë e vonuar.
Pallati gjashtë katësh u projektua në vitin 1972 nga arkitekti Maks Velo, ku për vite të tërë gjatë regjimit komunist dhe demokracisë kanë jetuar tre kolosët e kulturës shqiptare, dy shkrimatarët Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare dhe kompozitori Feim Ibrahimi.
Pallati nga jashtë është i veshur nga një murale, e realizuar nga artisti Franko Dine, ku paraqiten elementë si një glob, një mace dhe një skulpturë.
Citizens Channel ka raportuar më parë për një tjetër vepër të arkitektit Maks Velo, godina e ish-Agjencisë Telegrafike Shqiptare, e njohur ndryshe si 7-katëshi, e cila është planifikuar të shembet sipas vendimit të miratuar nga Instituti i Ndërtimit.
Në muaji prill të këtij viti kryebashkiaku Veliaj njoftoi shembjen e saj, duke përdorur argumentin e raporteve të Kontrollit të Lartë të Shtetit ndaj Bashkisë Tiranë.
GJIROKASTËR– Një sasi e konsiderueshme bimësh narkotike është asgjësuar sërish në Gjirokastër, kësaj here në fshatin Fushëbardhë. Burime për “Fax New...
TIRANË– Në ditët në vijim një pjesë e territorit të vendit tonë pritet që të përfshihet nga një mot i keq me reshje dhe stuhi. Sipas meteo.gr, vala e...
Aktualitet 5 Tetor 2021, 15:13
ELBASAN– Vrasja e Ardjan Çollakut dhe Lulzim Bitrit në Elbasan është filmuar e gjitha nga kamerat e sigurisë së karburantit por edhe e bizneseve që...
ELBASAN- Me kalimin e orëve, detaje të reja bëhen me dije lidhur me atentatin e ndodhur mbrëmë në Elbasan, ku mbetën të vdekur dy persona. Deri më tani ishte fs...
TIRANË– Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka vendosur sot që të largohet nga detyra për të hequr kështu përfundimisht dorë nga karriera në Polic...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama publikoi letrën e dorëheqjes së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliut për të sqaruar lajmin se ai ishte la...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka publikuar të plotë letrën e dorëheqjes së drejtuesit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në letrën e tij drejtuar kr...
TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është larguar sot nga posti, një vit para se t’i përfundonte mandati. Lajmi fillimisht “rrodhi” në...
TIRANË– Banorët e Laprakës kanë protestuar sërish ditën e sotme për rrezikun e shembjes së shtëpive të tyre. Projekti i zgjatimit të Unazës së Re, rr...