Aktualitet

2 vite nën ruajtje! Ardi Veliu s’mund të rikthehet më kurrë në Polici, por përfiton trajtim të veçantë

5 Tetor 2021, 18:21 Nga DOSJA
2 vite nën ruajtje! Ardi Veliu s’mund të rikthehet më

TIRANË– Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka vendosur sot që të largohet nga detyra për të hequr kështu përfundimisht dorë nga karriera në Policinë e Shtetit. Bazuar në ndryshimet e bëra në vitin 2014 në ligjin për Policinë e Shtetit, pika 4 e nenit 15 e thotë qartë që drejtori që largohet para përfundimit të afatit, nuk mund të rikthehet më në radhët e “bluve” të vendit. Por mund të kryejë funksione të tjera këshillimore ose pedagogjike.

“Drejtori i Policisë së Shtetit, pas përfundimit të afatit të qëndrimit në detyrë, nuk rikthehet në strukturat e Policisë së Shtetit. Në interes të shërbimit të rendit dhe sigurisë publike ai mund të kryejë funksione të tjera këshillimore ose pedagogjike. Pas përfundimit të mandatit, ish-Drejtori i Policisë së Shtetit gëzon trajtim të veçantë, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave”.

Megjithatë, Veliu nuk do të përfundojë në rrugë, pasi edhe pas largimit do të përfitojë një trajtim të veçantë, duke u ruajtur me shoqërues për 2 vitet e ardhshme. Madje do të ketë në dispozicion edhe një makinë me fond limit për karburantin. Në rast se ish-kryepolici do të ketë kërcënime për shkak të detyrës që ka mbajtur më parë, për të dhe familjen e tij do të sigurohet edhe banesa.

Ndërsa në rast sëmundjeje, brenda 2 viteve pas lirimit nga detyra, përfiton trajtim financiar nga shteti për kurim brenda apo jashtë vendit.

LAJMI KRYESOR: Zyrtare! Ardi Veliu jep dorëheqjen: Do rri me familjen! Rama: Mirënjohje. PD: Një bandit më pak

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu largimi i ardi veliut ardi veliu largimi i ardi veliut

Sondazh

Poll