Aktualitet

U “mek” së qeshuri! Pse u gëzua aq shumë ministri Çuçi me largimin e Ardi Veliut

5 Tetor 2021, 17:11 Nga DOSJA
U “mek” së qeshuri! Pse u gëzua aq shumë ministri

TIRANË– Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu është larguar sot nga posti, një vit para se t’i përfundonte mandati. Lajmi fillimisht “rrodhi” në media, ndërsa më pas u la të kuptohej nga ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Sigurisë, Çuçi është pyetur nga deputeti demokrat Luan Baçi lidhur me largimin e Veliut, ndërsa ministri nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, por tha se: Do ta merrni vesh në momentin e duhur, kur t’i mbarojë kandili. Dhe më pas nisi që të qeshte me të madhe, duke tërhequr vëmendjen e mediave por edhe të deputetëve të opozitës që i kërkuan që të qetësohej.

Ndërkohë që vetë, Çuçi vetëm dy ditë më parë u shfaq në public me kryepolicin, pasi kanë prezantuar “makinën inteligjente”, që do të ndihmojë në sigurinë rrugore e do të përdoret për të monitoruar 24/7 lëvizjen e mjeteve në rrugë. Gjatë prezantimit, gjërat mes tyre duket se kanë qenë të “paqta”, madje më herët nuk është raportuar asnjë përplasje me tyre.

Pse ishte aq i lumtur ministri sot, kur sipas kreut të qeverisë Edi Rama, po largohej një aset nga radhët e bluve? Mos vallë ka pasur përplasje në fshehtësi mes tyre, aq sa Veliu është detyruar që të largohet? Apo thjesht ministri i Brendshëm do të ketë në detyrë një person të besuar? Ish-numri një i Policisë së Shtetit, 4 vite më parë u propozua për të mbajtur postin nga ish-ministri Fatmir Xhafaj, duke zëvendësuar Haki Çakon. Mos vallë, edhe Çuçi do të bëjë propozimin e tij për Ramën, për të vendosur në postin më të rëndësishëm të Policisë, të besuarin e tij?

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet ardi veliu bledi çuçi largimi i ardi veliut ardi veliu bledi çuçi largimi i ardi veliut

Sondazh

Poll