Aktualitet

“Do mbetemi mes 4 rrugëve”/ Banorët e Laprakës sërish në protestë, kërkojnë transparencë mbi projektin e Un

5 Tetor 2021, 16:43 Nga DOSJA
“Do mbetemi mes 4 rrugëve”/ Banorët e Laprakës

TIRANË– Banorët e Laprakës kanë protestuar sërish ditën e sotme për rrezikun e shembjes së shtëpive të tyre. Projekti i zgjatimit të Unazës së Re, rrezikon shembjen e rreth 700 banesave në këtë zonë. Banorët thonë se nuk kanë pasur informacion dhe transparencë për projektin, por e kanë zbuluar këtë gjë përmes burimeve të tyre personale. Ata shprehen se ka paqartësi mbi mënyrën e përzgjedhjes së banesave që do të shemben dhe kërkojnë që shpronësimi i tyre të bëhet me vlerën e çmimit të tregut. Ndërkohë, disa prej protestuesve janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre pasi shprehen se nuk kanë të ardhura mjaftueshëm për të blerë shtëpi të re dhe se do të mbeten mes katër rrugëve.

Banorët bllokuan rrugën me kazanë plehrash për të mos lejuar qarkullimin e makinave në shenjë proteste. Megjithatë, ata lejuan një ambulancë që të kalonte.

“Fjala jonë po bie në vesh të shurdhët. I kemi ndërtuar këto shtëpi me forcat e me mundin tonë. Si mund të niset një projekt nëse nuk prezantohet me lagjen? Nuk na kanë thënë asgjë. Nuk kemi ku të shkojmë. Me rrogat që kemi në nuk blejmë dot asgjë. Jemi në mes të katër rrugëve” u shpreh një nga banoret.

Ata theksuan se kjo është protesta e tyre e pestë dhe disa prej tyre janë zhvilluar pa praninë e medias. Më herët ata kanë njoftuar se protestat e tyre do të përshkallëzohen më tej nëse nuk ka transparencë.

(i.d.Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet proteste ne laprake proteste ne laprake

Sondazh

Poll