Aktualitet

Sërish drogë në Gjirokastër! Asgjesohet një sasi e konsiderueshme bimësh narkotike, asnjë njoftim

5 Tetor 2021, 19:05 Nga DOSJA
Sërish drogë në Gjirokastër! Asgjesohet një sasi e

GJIROKASTËR– Një sasi e konsiderueshme bimësh narkotike është asgjësuar sërish në Gjirokastër, kësaj here në fshatin Fushëbardhë. Burime për “Fax News” bëjnë me dije se aksioni ka nisur së fundmi, por ende nuk ka asnjë reagim nga Policia e Gjirokastrës lidhur me ngjarjen.

Kujtojmë se ky fshat është kthyer në një vater të kultivimit të kanabisit pasi rreth një muaj më parë u asgjesuan 2000 bimë narkotike cannabis.

Ndërkohë që vetëm pak ditë më parë, në Gjirokastër u zhvillua dhe një tjetër operacion që nuk u raportua për mediat, për të cilën u raportua se u pezullua dhe shefi i komisariatit, Besnik Lila.

Edhe pse lajmi bëri bujë në media, nga Policia e Gjirokastrës nuk kishte asnjë reagim.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet gjirokaster kanabis ne gjirokaster gjirokaster kanabis ne gjirokaster

Sondazh

Poll

Aktualitet 5 Tetor 2021, 15:13

ELBASAN– Vrasja e Ardjan Çollakut dhe Lulzim Bitrit në Elbasan është filmuar e gjitha nga kamerat e sigurisë së karburantit por edhe e bizneseve që...